Biznes

Tjetër lajm i mirë për të ardhmen e smartfonëve Huawei

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Tetor 2020
0
Përtej ekraneve dhe procesorëve, marrëdhënia e Huawei me Sony ka qenë shumë e rëndësishme dhe falë këtij të fundit modelet Huawei P dhe Mate kanë shkëlqyer në fotografi. Tjetër lajm i mirë për të ardhmen e smartfonëve Huawei

Biznesi i smartfonëve të Huawei mori një tjetër lajm të mirë ditën e sotme. Qeveria Amerikane raportohet se ka dhënë leje për Sony dhe Ominivision të furnizojnë firmën me kamera për smartfonë raporton Nikkei Asia.

Sipas burimeve të afërta me çështjen, prodhuesi Kinez tani mund të krijojë stok të hardueri esencial të kamerës për pajisjet e tij. Lajmi vjen pais qeveria Amerikan ndërpreu sanksionet për Huawei në lidhen me komponentë kritikë.

Është një tjetër fitore për Huawei në betejën për të mbajtur biznesin e smartfonëve të gjallë. Në fillim të kësaj jave Samsung Display raportohet se mori një licencë për të furnizuar firmën me ekrane.

Kompanitë e çipeve gjithashtu mund të furnizojnë firmën përsa kohë teknologjia e tyre nuk përdoret për 5G-në e Huawei. Në vazhdën e sanksioneve Amerikane Huawei më herët kishte thënë se Kirin 9000 do të ishte çipi i fundit flagship.

Përtej ekraneve dhe procesorëve, marrëdhënia e Huawei me Sony ka qenë shumë e rëndësishme dhe falë këtij të fundit modelet Huawei P dhe Mate kanë shkëlqyer në fotografi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sa telefonë ka shitur Huawei në 2019?