Lajmet

Todoist lançon integrimin me Google Calendar

Publikuar , 18 Maj 2017
0
Nëse jeni një përdorues i rregullt i Google Calendar, ishit të detyruar ti kontrollonit më vehte dy aplikacionet: Calendar dhe Todoist. Todoist lançon integrimin me Google Calendar Photo Source: Todoist

Todoist mund të jetë ndër menaxherët më të fuqishëm të detyrave, por kishte një kleçkë: nuk komunikonte me kalendarin tuaj.

Nëse jeni një përdorues i rregullt i Google Calendar, ishit të detyruar ti kontrollonit më vehte dy aplikacionet: Calendar dhe Todoist.

Kjo histori pritet të ndryshojë me integrimin e ri të Todoist me Google Calendar. Pasi të keni lidhur dy aplikacionet dhe shërbime tnë fjalë, të gjitha detyrat në kalendar do të shfaqen edhe në Todoist-in tuaj dhe anasjelltas.

Ju mund të editoni, zhvendosni dhe aplikoni çdo ndryshim në Google Calendar dhe menjëherë ato do të sinkronizohen edhe në Todoist.

E nëse keni një kalendar të mbipopulluar mund të vendosni të integroni vetëm një projekt të caktuar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google Calendar probleme në mbarë botën

Lajmet e fundit>