Harduer

Tom Lantzsch: Proçesorët mobil 64 bit vijnë nga fundi i vitit

Publikuar , 27 Prill 2014
0
Tom Lantzsch: Proçesorët mobil 64 bit vijnë nga fundi i vitit

gsmarena_001Tom Lantzsch, Zv.Presidenti ekzekutiv i strategjisë së korporatave tek ARM foli për CNET dhe tha se ka pasur një interes në rritje për proçesorët mobil 64 Bit. Me specifikisht, Cortex-A53 64Bit ka tërhequr shumë vëmendje nga prodhuesit e pajisjeve.

Interesi ishte kaq i lartë, saqë erdhi si një surprizë tek ekzekutivët departamentit të dizajnit të çipeve tek ARM-ja. Liderët e kompanisë nuk besuan se proçesori 64Bit ARM do të ishte i nevojshëm të ofrohej për testime jashtë ambienteve të kompanisë në fazat e para të lançimit.

“Ne jemi suprizuar për vetë faktin se arkitektura 64 Bit tashmë po bëhet më e kërkueshme në botën mobile. Qualcomm, Mediatek dhe Marvell janë shembujt e shpalosjes publike të arkitekturës 64 Bit. Madje edhe kodi 32 Bit aktual do të funksionojnë më me efiçencë në arkitekturën v8(ARM 64 Bit) të ARM sesa në një arkitekturë 32 Bit ARM.

Lantzsch beson se ARM dhe partnerët e saj do të jenë gati për lançimin e proçesorëve 64 Bit nga fundi i këtij viti megjithëse nuk u tregua shumë specifik. Ai vuri në dukje se kur softueri 64 Bit të lançohet, produktet mund të ndryshojnë për më mirë.

Që kur Apple lançoi çipin e saj të parë 64 Bit Apple A7, prodhuesit e pajisjeve dhe të çipeve janë në një nxitim për të shtyrë procesorët 64 Bit në tregje si një përgjigje e tyre ndaj Apple. Pak kohë më parë, u konfirmua se proçesorët 64 Bit Exynos janë duke u punuar, por ajo akoma nuk është bërë zyrtarisht publike akoma. PCWorld Albania)

LEXO EDHE:  Ja telefonët Samsung dhe datat kur do të marrin Android 9 Pie

Lajmet e fundit>