Analiza

TomatoCMS, lokalizohet edhe në shqip!

Publikuar , 20 Nëntor 2010
0
TomatoCMS, lokalizohet edhe në shqip!

Me një fjalë TomatoCMS është një sistem impresiv menaxhimi i përmbajtjes së një ueb faqeje që bazohet kryesisht në Widgets, të cilat krijohen me lehtësi nga ana e atyre që shfrytëzojn këtë sistem. 

Në fazat e para ekipi i zhvilluesve të TomatoCMS filloi me punimet në versionin e parë që do të përhapte vizionin për një të ardhme të ndritur, duke sjellë efikasitet tek përdoruesit, dhe në anën tjetër përmes ofrimit pa pagesë dhe nën licencën GPU GPL, platforma do të zhvillohej edhe më shpejtë. Sot TomatoCMS ka arritur në versionin 2.0.8 dhe përveç kësaj ai përditësohet vazhdimisht me versione të reja, dhe në anën tjetër përmes diskutimeve në forumin e saj zyrtar bëhen edhe debate të hapura mes webmasterëve dhe anëtarëve tjerë nga anembanë bota, në lidhje me ndryshimet në të.

TomatoCMS gjithashtu ka qenë pjesëmarrës si platformë në konferencat e njohura në botë për Open Source si Software Festival 2010 në Bankog, FossAsia 2010, etj. Gjithashtu në konkurrencë me platforma të njohura ndërkombëtare në një garë ndërkombëtare, TomatoCMS arriti që të renditet në vendin e dytë.

Platforma TomatoCMS ka gjithashtu përkrahje edhe nga Kosova, ku webmasteri Bajram Hoxha (i njohur pranë grupit KHG me nofkën SpYro), ka kontribuar me përkthimin e platformës në gjuhën shqipe, dhe në anën tjetër po mbështet zhvilluesit me lokalizimin e platformës për shfrytëzim nga webmasterat shqiptarë. Në mes tjerash ai është edhe pjesë e stafit administrues të TomatoCMS dhe ka pozitën e vet me ndikim në kuadër të kësaj platforme.  Bajram Hoxha gjithashtu ishte edhe organizator i “Tech Day 2010 – Ferizaj”, duke e mbështetur atë me kompaninë e tij Aleanet, dhe në anën tjetër njihet edhe për kontributin e tij në skenën e teknologjisë informative në Kosovë.

LEXO EDHE:  Interneti celular, Shqipëria ndër vendet me koston më të ulët për GB

Për më shumë vizitoni www.tomatocms.com ose versionin në shqip www.tomatocms.com/sq

Lajmet e fundit>