Lajmet

Top 25 postimet e vitit 2012 në TechCrunch

Publikuar , 10 Janar 2013
0
Top 25 postimet e vitit 2012 në TechCrunch

Techcrunch 2012Viti 2012 ishte i pasur me lajme teknologjike. Facebook-u u bë publik në bursë, Instagram-i u shit për 1 miliardë $ si dhe Apple lançoi të tjera produkte të reja. Por këto janë vetëm maja e ajsbergut.

Lista që vijon përfshin lajme që lexuesit kanë ndjekur me interes gjatë gjithë vitit që lamë pas. Ato janë të renditura sipas popullaritetit të tyre. (PCWorld Albanian)

1. Facebook-u konfirmon se nuk do të shfaqen mesazhe private në Timeline. Ato janë thjesht postime të vjetra në mur.

2. Pse ekspertët dhe politikanët e urrejnë parashikuesin e zgjedhjeve në NYT, Nate Silver

3. Ditën pas IPO, Marc Zuckerberg martohet me të dashurën e tij prej një kohe të gjatë, Priscilla Chan

4. Postohen adresat e gazetarëve në përgjigje të publikimit të hartës me armëmbajtësit me lejë

5. Facebook-u blen për 1 miliardë $ Instagram-in duke eliminuar kështu konkurrencën me aplikacionin e fotove

6. Apple lançon zyrtarisht iPhone 5: LTE, 4-Inch Retina Display, çip i ri A6, më i lehtë se iPhone 4S

7. OS X Mountain Lion: i shpejtë, i njohur, i lirë, më afër magjisë së iOS

8. Furia GoDaddy bllokon miliona uebfaqe, një nga anëtaret e Anonymous mban përgjegjësinë

9. Facebook-u synon datën 17 maj për IPOtechcrunch

10. Si të aktivizoni në një sekondë Facebook Timeline

11. T’i japësh fund gënjeshtrës më të madhe në internet

12. Mesazhet erotike (sexting) mes adoleshentëve, trendi i momentit

13. #ScratchGate: përdoruesit e iPhone 5 zbulojnë se alumini është më i butë se qelqi

14. Bruce Willis nuk do të denoncojë Apple lidhur me të drejtat e muzikës në iTunes

15. Zynga mbyll zyrën në Boston, mbi 100 punonjës largohen nga puna në sektorin Ville dhe Bingo në Austin

LEXO EDHE:  Pas Instagram, Facebook gjithashtu ju tregon sa kohë keni shpenzuar në aplikacion

16. Samsung-u dënohet me 1.049 miliardë $ dëmshpërblim nga Gjykata për shkak të shkeljes së patentave të dizajnit dhe ato softuerike të Apple

17. Softueri i rregullave të Gjykatës nuk mbrohet nga ligjet kriminale federale, përmbyset dënimi i inxhinierit Goldman

18. Shihni se si makineria e votimit ndryshon votat e Obama-s në favor të Romney-t

19. Lit Motors do të tërheqë vëmendjen e tregut të makinave elektronike C-1 e saj me dy rrota

20. Aplikacionet më të mira për iOS dhe Android në vitin 2012 (deri tani)

21. Tamam në kohë për të mos paguar taksat pas kalimit të Facebook-ut në ofertë publike (IPO): Eduardo Saverin heq dorë nga shtetësia amerikane

22. Top 30 aplikacionet dhe lojërat e 2011-s për Android

23. Tim Cook kërkon falje për Apple Maps, i drejton përdoruesit tek produktet alternative

24. Facebook-u nënshkruan për IPO prej 5 miliardë $

25. Vështrim mbi Samsung Galaxy S III: ky është telefoni për të cilin keni qenë duke pritur

Tags >

uebfaqe
Lajmet e fundit>