Harduer

Toshiba me produkte të reja – në hap me Windows 7

Publikuar , 15 Tetor 2009
0
Toshiba me produkte të reja – në hap me Windows 7

Lajmet kryesore padyshim që do të sillen rreth modeleve me ekrane të ndjeshme në prekje. I pari, Satellite U505 (që do të paraqitet në treg me 1 nëntor) ka një ekran 13.3 inç, peshon 2.3 kg dhe ka një çmim MSRP prej 1049.99 dollarë, gjersa i dyti është Satellite M505 (data e paraqitjes 22 tetor), ka një ekran 14.4 inç dhe një çmim MSRP prej 949.99 dollarë. Që të dy arrijnë me një pako softuerike LifeSpace të gatshme për prekje, që përfshinë Bulletin Board (diçka si një organizator me lista për detyra që duhet bërë, kalendarë e gjëra tjera të ngjashme), dhe RealTime, që sipas të gjitha gjasave “u ndihmon të gjeni skedarë bazë të historisë vizuale të hapjes së tyre”. Toshiba ka premtuar të dërgojë pajisjet Windows 7 me softuer minimal në prapavijë, gjë që është shumë e rëndësishme nëse dëshironi të mbani nivelin e qëndrueshëm të rritjes së performancës, të cilin e ofron sistemi i ri operativ ndaj Vista-së.

Gjithashtu në ditën e lansimit u shpalos edhe laptopët tjerë. Lista vazhdon me Satellite A500s, që ka veçori opsionale si Blu-ray, Intel Core 2 Duo ose AMD Turion II Ultra, opsione për grafik diskrete, ekran 16 inç HD Edge-to-Edge, dhe çmim fillestar prej 589.99 dollarë.

Pastaj Satellite L500 me ekrane prej 14 deri në 17.3 inç, procesor Turion II apo Athlon II, hard disk deri në 500GB, dhe çmime që nisin prej 504.99 deri në 579.99 dollarë.

Satellite P500 Series vazhdon listën me ekran 18.4 inç HD TruBrite, procesor Intel Core 2 Duo ose AMD Turion II, Blu-ra dhe çmim fillestar prej 799.99 dollarë.

LEXO EDHE:  Apple do të riparojë iPhone me bateri të palëve të treta

Satellite L500 ekran 17.3 inç, HDD deri në 500 GB dhe opsione të ndryshme për procesorë, me një çmim prej 504.99 dollarë.

Qosmio X505 me një ekran 18.4 inç dhe konfigurime opsionale 64GB SSD/320GB HDD me një çmim prej 1.899.99 dollarë.

Dhe në fund mini NB205, një netbook 10.1 inç me bateri që punon nëntë orë, HDD me kapacitet prej 250 GB dhe përpunime të shkëlqyera të mbështjellësit të tij, me një çmim që fillon prej 399.99 dollarë.

Lajmet e fundit>