Harduer

Toshiba nxjerr tabletin U925t me CPU Intel Core i5

Publikuar , 30 Gusht 2012
0
Toshiba nxjerr tabletin U925t me CPU Intel Core i5

IFA Berlin është në aktivitet të plotë dhe po shohim tashmë daljen e njoftimeve për produktet e Windows 8.

Një nga ata është tableti i konvertueshëm Toshiba Satellite U925t ose “tableti takon Ultrabook-un”, siç e përshkruan kompania.

Produkti ngjan shumë si një tablet, por tastiera e transformon atë menjëherë në një ultrabook me disa karakteristika mjaft të mira.

Si fillim, U925t, ka një procesor të gjeneratës së 3-të Intel Core i5 (Ivy Bridge) me një grafikë Intel HD 4000. CPU-ja është e rrethuar nga një memorie 128GB dhe një RAM akoma i paspecifikuar DDR3-1600, me një ekran 12.5-inç.Për të folur rreth ekranit me prekje, tableti ka një mbrojtje ekrani me Corning Gorilla Glass.

Gjithashtu pajisja karakterizohet nga një Wi-Fi 802.11n dhe lidhje me Bluetooth 4.0, Intel Wireless Display (WiDi), dalje HDMI, 2 porta USB 3.0, nje kamera frontale HD, dhe një kamera nga pas 3MP, lexues kartash dhe shtesa sensorësh.

Tastiera ka një dritë të pasme që e ndriçon dhe një ClickPad me suport Windows 8. Tastiera nuk ka NumPad, por ka butonat e shigjetave.

Akoma nuk ka lajme rreth çmimit të këtij produkti, por siç duket U925t do të dalë për shitje në 26 tetor, në të njëjtën ditë me Windows 8. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Përse smartfonët tanë janë kaq të mirë, por bateritë kaq të këqija?

Lajmet e fundit>