Harduer

Toshiba po prodhon 13 inçëshin më të lehtë në botë!

Publikuar , 07 Maj 2010
0
Toshiba po prodhon 13 inçëshin më të lehtë në botë!

Këto gjëra zakonisht nuk ofrohen në një makinë të vetme, pasi që shumica e pajisjeve ultraportabile përdorin procesor më të ngadalshëm për të kursyer jetën e baterisë. Por një thashetheme e re ka filluar të qarkullojë në internet e cila bënë të ditur se Toshiba do të zhvillojë një produkt që do t’i përfshijë të tre këto kërkesa të lartpërmendura në një vend.

Laptopi thuhet se do të jetë 13 inçëshi më i lehtë në botë me një peshë prej më pak se 1 kg, dhe do të ketë një SSD me kapacitet prej 512 GB. Gjithashtu thuhet se do të ofrojë ratë aspekti 16:9 për ekran dhe 4GB RAM. Opsionet për CPU janë Core i3, i5 dhe i7 (versione normale dhe jo kursimtare), pra nuk ka CULV CPU këtu.

Pjesa më e rëndësishme e thashethemes së paraqitur është se makina pritet të ketë një teknologji bateria SCiB. Kjo teknologji e baterisë mundëson mbushje deri në 90% të kapacitet për vetëm 10 minuta të kyçur në një prizë elektrike.

Detajet tjera mbeten të panjohura.

LEXO EDHE:  Fotot e reja të Galaxy Note 10 nuk lënë asnjë sekret për debutimin e tij më 7 Gusht

Lajmet e fundit>