Harduer

Toshiba Qosmio X500 – laptop për gejmerë

Publikuar , 23 Shtator 2009
0
Toshiba Qosmio X500 – laptop për gejmerë

Ka kohë që nuk kemi dëgjuar diçka prej Toshiba sa i përket tregut të Blu-ray qysh prej se pati lajmëruar kalimin në këtë teknologji në fillim të këtij muaji, por duket se gjërat tani janë duke lëvizur dhe shpejtësia e paraqitjes së produkteve në skenë po rritet.

Produkti më i ri nga kjo kompani është Qosmio X500, një laptop i dedikuar për gejmerë. Ashtu si paraardhësi i tij, k laptop i madh dhe i fuqishëm, do të përmbajë një ekran 18.4 inç, ekran me rezolucion 1920 x 1080 piksela, procesor 2.8 GHz Core i7, grafikë Nvidia GeForce GTS 250 MNV, deri në 8GB RAM, dy herë nga 500 GB HDD në fushën e kapaciteti të ruajtjes së të dhënave, dhe përveç kësaj ai nuk mban thjeshtë një njësi Blu-ray, por një Blu-ray që incizon sikurse njësia standarde optike.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi çmimin apo datën e saktë të paraqitjes, por pritet që të paraqitet në fund të tetorit në Britaninë e Madhe.

LEXO EDHE:  Arsyeja pse telefonët OnePlus nuk kanë teknologjinë e karikimit wireless

Lajmet e fundit>