Harduer

Toshiba Satellite P55t, laptopi i parë 4K

Apr 16 2014
0 Shpërndarje
Toshiba Satellite P55t, laptopi i parë 4K

toshiba laptop 4kTë gjithë adhuruesit e 4K-së kanë mundësi të kenë tashmë në dorë një laptop me rezolucion Ultra HD. Toshiba Satellite P55t do të dalë në shitje në SHBA më 22 prill, me një çmim që fillon nga 1500 $ për modelin bazë.

Laptopi 15.6 inç ka procesor quad-core Intel Core i7 (nuk ka ndonjë specifikim për modelin), deri në 16 GB RAM, një kartë grafike diskrete AMD Radeon R9 M265X me 2GB RAM, dhe një 1 TB hard drive. Të dhëna të tjera përfshijnë Windows 8.1, katër porta USB 3.0, tastierë me dritë, vend për kartë SD, 802.11ac Wi-Fi, lidhje HDMI.

E veçanta është sigurisht ekrani me rezolucion 3840 x 2160 me 282 pixels per inç. Mund të shihet qartë se Toshiba ka përdorur rezolucionin Ultra HD të 4K-së dhe jo atë me 4096 x 2160 që përdoret zakonisht nga industria e filmave dhe gjendet në disa monitorë. Laptopi ka Technicolor Color Certification, çka do të thotë se ngjyrat do të jenë më natyrale dhe më afër realitetit. Gjithashtu ofrohet edhe një kopje falas e Adobe Photoshop Lightroom 5.

Kompania u shpreh se nuk është i mundur zgjerimi i kapacitetit të hard drive-it përtej 1 TB që ofrohet. Një gjë e tillë mund t’ju duhej përdoruesve që do të punojnë me skedarë të mëdhenj, duke marrë parasysh se një pjese e madhe do ta përdorin atë për të përpunuar përmbajtje 4K. Toshiba është kompania e parë që ofron një laptop me këtë rezolucion. Gjithsesi ajo nuk do të jetë e fundit. Edhe Lenovo prezantoi në CES 2014 një laptop me Ultra HD, ndërkohë që monitorët 4K janë preznatuar nga Asus, Dell, dhe Sharp. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>