Biznes

Toyota investon 2.8 miliardë dollarë për makinat e automatizuara

Mar 5 2018
0 Shpërndarje
Themelimi i një nisme të tillë vjen në një kohë kur Alphabet Waymo dhe Tesla kanë filluar të vënë në pozitë të vështirë prodhuesit tradicionalë të makinave me sistemet e tyre të automatizuara dhe makinat elektrike. Toyota investon 2.8 miliardë dollarë për makinat e automatizuara

Toyota tha se do të investonte 2.8 miliardë dollarë për të zhvilluar softuerë për makinat e automatizuara.

Gjigandi Japonez do të punësojë 1,000 vetë në konsorciumin e ri që do të formohet bashkë me Denso dhe Aisin Seiki.

Toyota do të mbajë 90% të tij ndërsa dy të fundit me nga 5%.

Themelimi i një nisme të tillë vjen në një kohë kur Alphabet Waymo dhe Tesla kanë filluar të vënë në pozitë të vështirë prodhuesit tradicionalë të makinave me sistemet e tyre të automatizuara dhe makinat elektrike.

Toyota gjithashtu do të investojë 1 miliardë dollarë në inteligjencën artificiale dhe teknologji të tjera. /CIO Albanian

Tags >

Toyota
Lajmet e fundit>