Lajmet

Toyota pranon Android Auto për makinat e saj

Sep 24 2018
0 Shpërndarje
Pikërisht për këtë arsye Toyota kishte refuzuar jo vetëm softuerin e Google për çdo softuer të palëve të treta. Toyota pranon Android Auto për makinat e saj

Në vitet e fundit Android Auto ka shtuar prezencën në modele të ndryshme makinash nga prodhues të ndryshëm.

Pavarësisht popullaritetit në rritje, Toyota në një farë mënyrë kishte refuzuar softuerin e Google për sistemet e saj kompjuterike të makinave.

Por sipas Bloomberg, gjiganti Japonez tashmë ka gjetur një akord me Google. Kur u prezantua për herë të parë për tregun, Android Auto ngriti shqetësime për privatësinë dhe sigurinë e informacioneve personale.

Pikërisht për këtë arsye Toyota kishte refuzuar jo vetëm softuerin e Google për çdo softuer të palëve të treta.

Sakaq në Janar të këtij viti Toyota pranoi Apple CarPlay në modelet Avalon, Corolla Hatchback dhe RAV4.

Që atëherë disa përfaqësues të kompanisë kanë thënë se ekziston një kërkesë për Android Auto.

Ajo që mbetet e fshehtë është modelet e makinave që do të kenë Android Auto. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>