Blog

Trafiku Evropian i internetit për pak minuta kaloi nga Kina

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 09 Qershor 2019
0
ZDNet në Tetor duke cituar autoritetet Amerikan dhe Izraelite kishte raportuar se China Telecom qëllimisht kishte manipuluar trafikun dhe ridrejtuar në Kinë. Trafiku Evropian i internetit për pak minuta kaloi nga Kina

Prej mëse dy orësh ditën e Enjte, një prej ISP-ve më të mëdha në Kinë detyroi një sasi të madhe trafiku mobil Evropian të kalonte nëpër serverët e tij.

China Telecom është përfshirë në incidente të ngjashme edhe në të kaluarën. Për 18 minuta në Prill të 2010-ë, afro 15% e trafikut botëror të internetit kaloi nëpër serverët Kinezë.

Trafiku që duhej të qarkullonte në uebsajtet e qeverisë dhe Ushtrisë Amerikane, përfshirë NASA, kaloi nëpër Kinë. Sajtet komerciale të Dell dhe Microsoft u prekën njëlloj.

Incidenti i ditës së Enjte erdhi si rezultat i një gabimi me rrugët BGP dhe u përfshinë sasi të mëdha trafiku mobil që buronin nga Franca, Zvicra dhe Holanda.

Përdoruesit kanë përjetuar ngadalësime të internetit.

Ende askush nuk ka bërë përgjegjës China Telecom për ngjarjen edhe pse jetëgjatësia e këtij episodi sipas ekspertëve mund të jetë indikator i një vepre të qëllimshme.

ZDNet në Tetor duke cituar autoritetet Amerikan dhe Izraelite kishte raportuar se China Telecom qëllimisht kishte manipuluar trafikun dhe ridrejtuar në Kinë.

Fenomeni “BGP Route Leaks” nuk është i pazakontë. Zakonisht vjen si rezultat i një gabimi me sistemet autonome (AP).

Të Enjten një qendër madhore e të dhënave në Zvicër, Safe Host, zbuloi mëse 70,000 kalime tek China Telecom e cila i dërgoi më pas në interneitn global duke bërë që sasi të mëdha trafiku destinuar për rrjetet Evropiane të kalonin nëpër Kinë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Komunikimi nëpërmjet rrezeve të dritës

Lajmet e fundit>