Analiza

Trafiku në Facebook rritet me 37%, në Pinterest me 48 % dhe Twitter me 1%

Publikuar , 22 Prill 2014
0
Trafiku në Facebook rritet me 37%, në Pinterest me 48 % dhe Twitter me 1%

144134368-786x305Platforma Shareaholic ka publikuar një raport duke treguar të dhëna rreth trafikut në 8 rrjetet më të mëdha sociale në tremujorin e parë të 2014-ës. Me fjalë të tjera, Facebook, Pinterest, Twitter, Stumbleupon, Reddit dhe Google+ fituan pikë nga pjesa e trafikut, ndërsa Youtube dhe LinkedIn kanë humbur.

Ashtu si në raportet e tjera, nëse shohim më në detaje tek të dhënat, duket qartësisht se vetëm tre kryesuesit e listës ja vlen të merren në konsideratë. Në imazhin e mëposhtëm keni të dhënat nga ShareHolic që gjurmon 400 milion përdorues që vizitojnë rrjetet e saj prej 300,000 botuesish.

Trafiku i Facebook-ut u rrit nga 15,44 % në 21.25 % të trafikut të përgjithshëm, Pinterest u rrit nga 4.79 % në 7.10 %, ndërsa Twitter kaloi nga 1.12 % në 1.14 %. Me fjalë të tjera, njësoj si në tre mujorin e mëparshëm, Facebook dhe Pinterest treguan një rritje fenomenale, ndërsa Twitter mbeti pothuajse në vend.

Të pesë sitet e tjera ka më pak se 1 % të trafikut. E rëndësishme është të marrim në konsideratë rritjen e Google+, ose sa shumë kanë humbur Youtube dhe LinkedIn. Kjo e thënë ndryshe, Sumbleupon po fiton karshi Twitter, dhe ne do të shohim me kujdes sesi do të shkojë ky vit. Edhe njëherë tjetër, fituesi i vërtetë është Facebook, siç ju mund ta shihni në grafikët më lart. Muajin e kaluar, gjigandi i rrjeteve sociale mori më shumë se dyfishin e të gjithë rrjeteve të tjera sociale të kombinuar bashkë. Mbase Pinterest mund të jetë i aftë ta sfidojë së shpejti ngaqë vetëm tani ka rreth 1/3 përqindjes së trafikut të Facebook. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Chrome 72 nuk ndryshon shumë nga paraardhësi

Lajmet e fundit>