Blog

Sasia e trafikut të referuar, Google apo Facebook?

Publikuar , 26 Maj 2017
0
Pjesa më e madhe e trafikut të referuar vjen nga rrjeti social Facebook. Megjithatë kjo ndryshon në varësi të tematikave. Sasia e trafikut të referuar, Google apo Facebook?

Është krijuar një mendësi kolektive se çdo gjë që gjehet online vjen përmes Google Search. Sipas një hulumtimit të Parse.ly, ky nuk është rasti.

Pjesa më e madhe e trafikut të referuar vjen nga rrjeti social Facebook. Megjithatë kjo ndryshon në varësi të tematikave.

Konkretisht trafiku i referuar për temat që kanë të bëjnë me stilin e jetesës dominohet nga Facebook ndërsa për vendet e punës nga Google.

Është pikërisht kjo rëndësi e lartë që bart rrjeti social që e vendosi nën zjarrin e kritikave pas zgjedhjeve presidenciale Amerikane. Në total 40% e trafikut të referuar vjen nga Facebook ndërsa 37% nga Google. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Komisionerja Evropiane për konkurrencën tha se abuzimi me të dhënat ka treguar anën e errët të teknologjisë

Lajmet e fundit>