Lajmet

Trajnim për Android në Kosovë

Publikuar , 28 Shtator 2011
0
Trajnim për Android në Kosovë

Sipas një njoftimi të postuar në Facebook thuhet se u bëhet thirrje palëve të interesuara që të aplikojnë për një trajnim të drejtpërdrejtë dhe intensiv për tu bërë zhvillues në platformën Android. “Trajnimi organizohet edhe në bashkëpunim me kompaninë Holandeze Sprigs, e cila do të punësojë më të mirët gjatë trajnimit” thuhet në njoftim.

Në mes tjerash mesa u kuptua, trajnimi do të jetë falas dhe do të ofrojë mundësi punësimi në kompaninë Sprigs që gjendet në Kosovë, kështu që për ata që janë të interesuar për programim dhe për një karrierë në zhvillim të platformës Android kjo paraqet një mundësi të jashtëzakonshme. Ajo që kërkohet për të aplikuar është një njohuri bazike në programim dhe interes për zhvillim të shkathtësive për aplikacione mobile. 

Për të aplikuar dhe për t’u informuar për më shumë vizitoni ueb faqen www.usaidkpep.org apo shikoni posterin zyrtar të konkursit. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Assange në burg

Lajmet e fundit>