Lajmet

Trajnimet falas në teknologji nga ICTSlab, aplikimet të hapura deri më 1 Tetor

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Shtator 2019
0
Kandidatet fitues te projektit do te pajisen me certifikate përkatëse nga ICTSlab, ndërsa ata më të mirët gjatë trajnimit do të përfitojnë punësim të menjëhershëm ose praktike me pagese nga rrjeti i partnereve të ICTSlab. Trajnimet falas në teknologji nga ICTSlab, aplikimet të hapura deri më 1 Tetor

Aplikimet në projektin Tech4Good i cili ka për qëllim trajnimin e 100 të rinjve dhe nxitjen e punësimit në fusha të ndryshme si: zhvillim aplikacionesh iOS dhe Android, programim Python, menaxhim të rrjeteve sociale dhe dizajn grafik do të jenë të hapura deri më datën 1 Tetor.

Projekti i quajtur Tech4Good është një iniciativë e fundit e ICTSlab në bashkëpunim me GIZ me në fokus përgjegjshmërinë sociale dhe ju vjen në ndihmë kategorive të ndryshme të shoqërisë.

Një komision i projektit do të merret me vlerësimin e aplikantëve dhe nuk përjashtohet mundësia që të kontaktohen kandidatët për informacione shtese.

Trajnimet të cilat do të bazohen në një qasje të dyfishtë e cila kombinon teorinë me punën praktike kanë për qëllim tu vinë në ndihmë kryesisht studentëve me asistencë ekonomike, fëmijëve jetimë, të rinjve të papunë, të rinjve të kthyer nga emigracioni në vendet e Bashkimit Evropian si dhe femrave në teknologji të moshave 19 deri në 35 vjeç

Projekti zgjat nga muaji Tetor deri ne muajin Maj, çka do të thotë që trajnimi dhe procesi i internshipit apo punësimit do te shtrihet gjatë kësaj periudhe.

Me projektin Tech4Good, ICTSlab dhe GIZ synojnë të nxisin dhe lehtësojnë punësimin e këtyre kategorive dhe grupmoshave në fushat rreth të cilave përqendrohet trajnimi.

Kandidatet fitues te projektit do te pajisen me certifikatë përkatëse nga ICTSlab, ndërsa ata më të mirët gjatë trajnimit do të përfitojnë punësim të menjëhershëm ose praktike me pagese nga rrjeti i partnereve të ICTSlab.

Të interesuarit të cilët duan të aplikojnë për bursën e trajnimit ftohen të plotësojnë formularin me informacionet përkatëse.

Për të rejat dhe zhvillimet më të fundit rreth trajnimeve, ju ftojmë të vizitoni faqen zyrtare www.ictslab.com ose faqen e ICTSlab në rrjetin social Facebook.

LEXO EDHE:  ICTSmedia ofron pozicione vakante pune në Tiranë dhe Korçë

Lajmet e fundit>