Biznes

Transferohen 1 miliardë dollarë në Bitcoin

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Nëntor 2020
U mbyll në 2013-ën nga qeveria Amerikane. Nuk dihet nëse transaksioni është kryer nga pronari i uebsajtit, agjencitë ligjzbatuese apo hakerë. Transferohen 1 miliardë dollarë në Bitcoin

Afro 1 miliardë dollarë Bitcoin lidhur me uebsajtin famëkeq Rruga e Mëndafshit janë transferuar ditën e sotme. Rruga e Mëndafshit ka qenë një treg i zi online i cili shiste çdo gjë nga drogërat, tek kartat e vjedhura të kreditit e madje mund të paguanit për një vrasje.

U mbyll në 2013-ën nga qeveria Amerikane. Nuk dihet nëse transaksioni është kryer nga pronari i uebsajtit, agjencitë ligjzbatuese apo hakerë.

Plot 69,370 bitcoin janë zhvendosur nga një llogari që origjinën e ka tek Rruga e Mëndafshit. Portofoli prej të cilit u larguan është adresa e katërt më e pasur e bitcoin.

Kriminelët me akses në këtë portofol mund të kenë zhvendosur paratë drejtë një llogarie tjetër më të sigurte. Por mund të kenë qenë edhe agjencitë ligjzbatuese të cilat kanë aksesuar llogarinë ose përmes një hakimi ose në bashkëpunim me ata që mund ta kenë poseduar.

Krijuesi i Rrugës së Mëndafshit, Ross William, sot është prapa hekurave. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  PayPal bën lëvizjen e papritur në industrinë e kriptomonedhave

Tags >

Bitcoin