Lajmet

Transformohet konferenca e Nokia World

Publikuar , 24 Maj 2012
0
Transformohet konferenca e Nokia World

Nokia World, konferencë që mbahej rregullisht një herë në vit dhe prezantonte teknologjitë e reja dhe prodhimet e Nokia-s, sipas informacioneve që vijnë nga vet Nokia do të pushojë së ekzistuari në atë formë që mbahej deri tani.

Në vend të një ngjarje të madhe do mbahen disa ngjarje të vogla, ku secila ngjarje do të jetë e specializuar. Konferenca e paralajmëruar Nokia World 2012 që duhej të mbahej në Helsinki me datën 25 dhe 26 shtator u anullua. Në vend të saj do të mbahet një konferencë më e vogël, në datat 5 dhe 6 shtator ,e cila do të mbulojë operatorët dhe partnerët e shitjes.

 

Qasja në këtë konferencë është e mundshme vetëm perms thirrjes dhe tani për tani nuk dihet se kur do të mbahet një ngjarje e njëjtë për paraqitjen e prodhimeve të reja të Nokia-s. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Shtetet e Bashkuara do ti japin leje kompanive Amerikane ti shesin teknologjinë Huawei

Tags >

Nokia
Lajmet e fundit>