Harduer

Transmetimet 8K do të vijnë në 2020-n

Publikuar , 18 Prill 2014
0
Transmetimet 8K do të vijnë në 2020-n

nab2014_nhk_8k-100261483-largePavarësisht se televizorët 4K janë ende në fillesat e tyre, kjo nuk e ka ndalur progresin e 8K-së. Gjithsesi, nuk bëhet fjalë për një kohë të shkurtër, dhe ka ende shumë pengesa teknike për t’iu bërë ballë gjatë rrugës. Në NAB 2014 në Las Vegas, transmetuesi publik japonez NHK prezantoi televizorë gjigandë 8K si dhe video në këtë format. Gjithashtu ata treguan edhe një videokamër 8K. Kompania synon që të përfshijë sa më shumë pikselë të jetë e mundur në ekran, sigurisht, edhe aq sa mund të dallohen nga syri i njeriut.

Një ekran 8K ka katër herë më shumë pikselë se një ekran 4K, ndërsa rezolucioni varion afërisht 7680 me 4320 pixels, të cilat, siç shpjegon inxhinieri i NHK-së, Dr Hiroshi Shimamoto, është maksimumi që mund të shohin njerëzit. “8K është e mjaftueshme për syrin e njeriut. Më pas nuk do të ketë nevojë për rezolucion më të lartë,” tha ai.

Rezolucione të tilla të larta të videove padyshim që do të krijojnë skedarë me kapacitet më të lartë, kështu që po studion edhe mënyrat më efikase për të transmetuar të dhënat. Deri më tani ajo ka përdorur HEVC, i njohur edhe si H.265, e cila përdoret edhe në video-encoding për 4K.

NHK ka në plan të nisë transmetimet provë deri në vitin 2016, por kompania nuk pret që televizorët 8K dhe transmetimet për në shtëpi të jenë të mundshme para vitit 2020. Kështu që filloni të kurseni që tani nëse doni të jeni në adoptuesit e parë.(PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Presion në rritje ndaj kompanive të rrjeteve sociale

Tags >

4K
Lajmet e fundit>