Lajmet

TransMogul në radarin e investitorëve Evropianë, bëhet pjesë e akseleratorit Uplift

Oct 7 2018
0 Shpërndarje
Transmogul është përzgjedhur në mesin e 12 startupeve më të mira këtë vit të cilët i bashkohen një prej akseleratorëve më seriozë të Evropës Qendrore Uplift. TransMogul në radarin e investitorëve Evropianë, bëhet pjesë e akseleratorit Uplift

Edhe një startup pjesë e ICT Awards në radarin e investitorëve Evropian.

TransMogul është përzgjedhur në mesin e 12 startupeve më të mira këtë vit të cilët i bashkohen një prej akseleratorëve më seriozë të Evropës Qendrore Uplift.

Uplift është një program 10 javor akselerimi për startupet teknologjike në fazat e para të aktivitetit të tyre.

Startupet që kanë shansin ti bashkohen këtij programi përveç përfitimeve monetare, promovimit, aksesit tek një rrjet i gjerë investitorësh ata gjithashtu do të mentorohen nga mese 30 mentorë.

“Uplift është një ndër akseleratoret më të respektuar në Evropën Qendrore dhe atë juglindore. Fillimisht kemi garuar në mesin e me shumë se 120 startup-ve nga gjithë Europa ku jemi përzgjedh në mesin e 25 më e të mirëve dhe me këtë rast kemi arrit të futemi në Uplift BootCamp i cili është mbajt më 29 Shtator dhe nga aty kemi ngel vetëm 12 startupe të cilat do kemi mundësinë që të mentorohemi dhe të mësojmë nga ndërmarrës dhe mentor të spikatur,” tha CEO i kompanisë Driton Musolli për PCWorld.al.

Akseleratori do zgjas 10 jave intenzive, gjatë kësaj kohe do kemi mundësi të prezantojmë para investitorëve me aktiv në CEE EUROPE. Në fund të akseleratorit do zgjidhet startup-i më i mirë dhe po ashtu më 4 Dhjetor do marrim pjeseë në Demo Day prezantimin final,” vijoi Ai.

Programi i akselerimit organizohet nga Neulogy, kompania pas aktivitetit simotër të Albanian ICT Awards, FutureNow!. Neulogy është lider në Evropën Qendrore në kërkim, zhvillim, transferim teknologjie edhe komercializim.

TransMogul është një platformë logjistike e cila ofron shërbim të transportit të mallrave. Platforma është e disponueshme në ueb dhe në formën e aplikacioneve Android dhe iOS.

Lidhur me pjesëmarrjen në Uplift Musolli tha: “Po mundohemi qe këto ditë ti shfrytëzojmë po ashtu për networking dhe për gjetjen e klientëve të rinj pasi që presim dhe po shpresojmë se gjatë Dhjetorit të dalim ne tregje me një kampanje lançimi shumë të madhe.”

“TransMogul është ndër të vetmet kompani nga të rajonit të ftuara që të marrin pjesë në Smart Mobility Week në Tel Aviv. Ngjarje kjo me e madhja në botë sa i përket mobilitetit dhe transportit,” vijoi Ai.

Kompania udhëhequr nga Driton Musolli ishte një prej projekteve që garuan në ICT Awards.

TransMogul i bashkohet startupeve të tjera inovative pjesëmarrëse në ICT Awards si Gjirafa.com, Softmogul, iGenius, Dentem, Solaborate të cilët kanë korrur sukses duke tërhequr investime dhe bërë pjesë e komuniteteve më në zë të Evropës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>