Lajmet

Tre hakerët shqiptarë që vodhën miliona dollarë: i paqartë fati i Liridon Musliut, Besart Hoxhës dhe Aldo Ymerajt

Oct 5 2018
0 Shpërndarje
Organizata është themeluar nga Ukrainasi 34 vjeçar Svyatoslav Bondarenko. Sipas deparamentit Amerikan të drejtësisë organizata kishte 10,901 përdorues të regjistruar të cilët kanë shkaktuar dëme ndaj kompanive dhe individë deri në 2.2 miliardë dollarë. Tre hakerët shqiptarë që vodhën miliona dollarë: i paqartë fati i Liridon Musliut, Besart Hoxhës dhe Aldo Ymerajt

Në Shkurt të këtij viti FBI me urdhër të Departamentit Amerikan të Drejtësisë lëshoi urdhër arresti për 36 persona që përfundoi me mbylljen e forumit famëkeq Infraud.

Në mesin e tyre ishin edhe tre Shqiptarë, dy nga Kosova dhe një nga Shqipëria të cilët u arrestuan në vendet e tyre respektive.

Bëhet fjalë për Besart Hoxhën, Liridon Musliun në Kosovë dhe Aldo Ymerajn në Shqipëri.

Nuk dihet nëse personat janë ekstraduar në SHBA dhe e pyetur nga televizioni Koha, Ministria Kosovare e Drejtësisë refuzoi të jepte informacione.

Shqiptari Aldo Ymeraj thuhet të ketë përfituar nga ky forum afro 600 mijë dollarë ndërsa kjo nuk është asgjë krahasuar me fitimin e Liron Musliut.

Ky i fundit sipas dokumenteve të Departamentit Amerikan të Drejtësisë ka përfituar 277 milionë dollarë, pasuri e cila ruhej kryesisht në monedha kriptografike për të shmangur gjurmimin.

Infraud ishte një organizatë ndërkombëtare krimit kibernetikë e cila operoi përgjatë viteve 2010-2018.

Aktiviteti i saj ishte i përqendruar në vjedhjen e informacioneve të kartave të kreditit dhe informacioneve bankare online.

Organizata është themeluar nga Ukrainasi 34 vjeçar Svyatoslav Bondarenko. Sipas departamentit Amerikan të drejtësisë organizata kishte 10,901 përdorues të regjistruar të cilët kanë shkaktuar dëme ndaj kompanive dhe individë deri në 2.2 miliardë dollarë.

Hierarkia e organizatës ishte e ndarë në role të ndryshme si administratorë, super moderatorë, moderatorë, anëtarë VIP dhe vetëm anëtar.

Ata vinin nga 7 shtete si: Australia, Britania, Franca, Italia, Kosova, Shqipëria dhe Serbia.

Si u realizua operacioni i kapjes së tyre?

Më 2 Gusht 2017 agjentë Amerikanë të maskuar si anëtarë të forumit blenë 15 karta krediti ndërsa më 4 Gusht blenë edhe 54 të tjera.

Nga këtu nisi edhe operacioni i përbashkët mes SHBA-ve, Bashkimit Evropian, Australisë dhe disa agjencive ligjzbatuese në Azi.

31 persona u arrestuan dhe 5 të tjerë në kërkim: Sergey Medvedev, Roland Patrick N’Djimbi Tchikaya, Miroslav Kovacevic, Fredrick Thomas, Besart Hoxha, John Telusma, Jose Gamboa, David Jonathan Vargas, Liridon Musliu, Gennaro Fioretti, Edgar Andres Viloria Rojas, Aldo Ymeraj, Pius Sushil Wilson dhe Edward Lavoile.

Infraud pati një jetëgjatësi të paprecedent krahasuar me tregjet e tjera të zeza duke përdorur anonimitetin e rrjetit Tor dhe monedhën kriptografike bitcoin.

Rasti më i fundit ku u godit një rrjet i tillë është ai i AlphabBay.

Infraud filloi si një uebsajt i thjeshtë me domainet infraud.cc dhe infraud.ws dhe operonte nga një server jashtë juridiksionit të Shteteve të Bashkuara. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>