Ja se si

Tre marifete të dobishme për Ubuntu

Publikuar , 04 Shkurt 2010
0
Tre marifete të dobishme për Ubuntu

1. Hapni një superpërdorues në kutinë dialoguese Run Programs. Kur shtypni tastet <Alt>-<F2> hap kutinë dialoguese Run Programs, shkruani emrin e programit në të dhe hapet programi. E kam përdorur për të hapur gconf-editor (i cili nuk gjendet në meny). Nëse shkruani ‘gksu’ në dritaren terminale (pa asgjë pas saj), një kuti e ngjashme dialoguese do të shfaqet, por këtë herë mund të hapni programet si root (ose ndonjë përdorues tjetër në sistem). Që ta lidhni komandën gksu me ndonjë shkurtesë në tastierë (si <Shift>-<Alt>-<F2>) dhe të prodhoni një super përdorues në kutinë dialoguese Run Programs, zgjidhni System • Preferneces • Keyboard Shortcuts.

2. Instaloni pako shpejt me GDebi. GDebi është një aplikacion GUI, që ju lejon të instaloni pako të cilat i keni shkarkuar manualisht. Përdor depot e Linux për të zgjedhur dallimet (gjithmonë jam bazuar te komanda dpkg për ta bërë këtë punë). Por në linjën e komandave, GDebi gjithashtu punon në opsionin pa-GUI dhe lejon mundësinë e pavarësimit. Provojeni. Pasi ta keni provuar një herë, nuk do të dëshironi të përdorni dpkg-në përsëri.

3.
Hapni OpenOffice.org më shpejt. Jeni lodhur me startin e ngadalshëm të OpenOffice.org? Hapni programin Session (të quajtur ‘Startup Manager’ në Jaunty) për ta gjetur, klikoni System•Preferences•Startup Applications) dhe vendosni një shënim të ri. Shkruani openoffice-nondefault-nologo në fushën Command dhe ristartojeni.

OpenOffice.org do të pastrohet kur starton desktopi Gnome, kështu që startimi i aplikacioneve OO.org do të ndodhë brenda një sekonde. Në këtë mënyrë, po mbartni startimin e OpenOffice.org në startimin kryesor, ku vështirë se do ta vëreni ngarkesën.

LEXO EDHE:  Një konfigurim i thjeshtë mund të rrisë shpejtësinë e Wi-Fi hotspot në Android drastikisht

Lajmet e fundit>