Lajmet

Tre “marifete” të vjetra në klikimin me të djathtën në Windows

Publikuar , 04 Gusht 2013
0
Tre “marifete” të vjetra në klikimin me të djathtën në Windows

Përdoruesit e vjetër të Windows-it i përdorin shpesh shkurtimet nga tastiera apo marifete të tjera që shkurtojnë kohë gjatë punës së tyre në PC.

Duke marrë parashysh këtë, kemi përmbledhur tre “marifete” të vjetra që mund të bëni me klikimin me të djathtën. Ndoshta i keni harruar ose ndoshta nuk i keni ditur. Ato që do t’ju përmendim më poshtë vlejnë për Windows 7/8, megjithatë mund të jenë të realizueshme edhe në XP dhe Vista – këtë ua lemë ju në dorë ta provoni.

1. Klikim me të djathtën në desktop për ikona më të mëdha

Duke qenë se sot rezolucionet e ekraneve janë shumë të larta, ikonat mund t’ju duken pak të vogla. Nëse po, klikoni me të djathtën në një vend bosh në desktop, shkoni tek View, më pas klikoni ose Medium icons ose Large icons.

2. Klikim me të djathtën në ikonat e taskbar-it për artikujt e fundit dhe shortcut-et

I shihni ikonat në taskbar? Zakonisht atje përshihen shfletuesit, megjithatë mund të ketë edhe programe. Kur klikoni me të djathtën tek to, Windows ju jep një listë me shortcut-e: dokumentet e fundit, faqet më të vizituara, takime të reja (për shembull në Outlook) etj. Me pak fjalë, në vend që të hapni programin për t’i parë, mund ta bëni këtë gjë me dy klikime.

3. Klikim me të djathtën në ikonat e desktopit për t’i vendosur në Start Menu ose Taskbar

Nëse klikoni me të djathtën një ikonë që gjendet në desktop, atëherë do të shihni dy opsione në listën që shfaqet: Pin to Start dhe Pin to Taskbar. Këto janë mënyra për t’i vendosur programet e preferuara apo ato që përdorni më shumë në vend më shpejt të aksesueshme. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ushtria Amerikane demonstron HoloLens në dyluftime dhe stërvitje reale

right click icon size

Lajmet e fundit>