Ja se si

Tre rregullime të shpejta për bezdisjet e Windows XP dhe Vista

Publikuar , 22 Shkurt 2010
0
Tre rregullime të shpejta për bezdisjet e Windows XP dhe Vista

Vendos dosjet e përdorura shpesh në Start Meny në Vista
Keni klikuar me tastin e djathtë ndonjë ikonë aplikacioni, me siguri nënmenynë ‘Pin to Start Menu’? Kjo është e dizajnuar që ta bëjë më të lehtë futjen në programet e përdorura më shpesh. Po dosjet? A nuk do të ishte mirë të keni akses të shpejtë në të gjitha dosjet që përdorni çdo ditë? Por, nëse klikoni me tastin e djathtë në ndonjë dosje, nuk paraqitet opsioni ‘Pin to Start Menu’. Fatmirësisht, vendosja e dosjeve në menynë Start është e thjeshtë. Ja udhëzimet hap pas hapi.

1. Klikoni me tastin e djathtë në dosjen që dëshironi të vendosni dhe zgjidhni Create Shortcut.
2. Klikoni dhe tërhiqni shkurtesën në butonin Start, prisni një apo dy sekonda derisa të paraqitet menyja.
3. Derisa e mbani tastin e miut të shtypur, zhvendoseni dosjen në pjesën e sipërme të menysë, mbi vijën e hirtë, e cila ndan programet e vendosura nga ato më shpesh të përdorura.)
4. Lëshojeni dosjen dhe mbaruat.

E lehtë apo jo? Rekomandoj që t’i mbani dosjet e ngjitura në minimum (jo më shumë se pesë ose gjashtë); në të kundërt, do të ngarkoni menynë Start dhe do të prishni funksionalitetin.

Nëse dëshironi, klikoni me tastin e djathtë dosjen e vendosur dhe zgjidhni Rename për të ndryshuar parashtesën ‘shortcut’.
Sigurisht kjo është një nga mënyrat për të vendosur dosjet e përdorura shpesh sa më afër jush. Ju gjithashtu mund të shtoni dosje në hapësirën ‘favorites’ në Explorer të Vista-s (find.pcworld.com/62915) dhe automatikisht mund të ktheni dosjet e hapura pasi të ristartoni (find.pcworld.com/62916).

Vendosni kontrollin gjuhësor te formularët
Firefox 3 ka një kontrollues gjuhësor të integruar. Nëse tashmë e keni përdorur, të themi në Google Docs, ose keni postuar ndonjë mesazh në ndonjë forum online, me siguri e keni parë si punon. Një vijë e kuqe paraqitet nën çdo fjale të shkruar gabimisht. Klikoni me tastin e djathtë për të parë sugjerimet për të gjitha fjalët (së bashku me menynë kontekstuale).

LEXO EDHE:  Një konfigurim i thjeshtë mund të rrisë shpejtësinë e Wi-Fi hotspot në Android drastikisht

Është tipar i shkëlqyer, por ka një mangësi: nuk punon me formularë në web, së paku deri tani. Por është e lehtë që ta rregulloni kontrollin gjuhësor që të punojë edhe aty.
Hapni Firefox, shkruani about:config në shiritin e adresës dhe shtypni Enter. Në fushën Filter, shkruani spellcheck. Klikoni me tastin e djathtë layout.spellcheckDefault  dhe klikoni Modify. Rrisni vlerën nga 1 në 2. Ristartoni Firefox-in. Kontrolluesi gjuhësor do të punojë tani në shumicën e formularëve online.

Fikni një kompjuter me XP që nuk do të fiket
Lexuesi Dag raporton një problem me kompjuterin e tij XP:  “Kur provoj të fik kompjuterin, nuk do të fiket. Në vend të kësaj shkon te logoja e Windows XP, e cila thotë ‘It is now safe to turn off the computer’. PC-të e tjerë, duke përfshirë atë të gruas sime, fiken pa problem. Si ta eliminoj këtë hap shtesë?”

Nuk më keni treguar moshën e kompjuterit tuaj, por besoj se bëhet fjalë për ndonjë model të vjetër. Për fillim, herën tjetër kur të startoni sistemin tuaj, futuni në BIOS dhe shikoni për një opsion të quajtur Advanced Power Management. Ky opsion duhet të jetë aktiv.

Vetëm ky hap mund të rregullojë problemin. Nëse jo, provoni këtë në vazhdim: Klikoni Start•Control Panel•Power Options (Nëse nuk shihni Power Options, klikoni Switch to Classic View). Klikoni fushën APM. (Nuk ekziston? Shikoni më poshtë). Zgjidhni Enable Advanced Power Management support dhe klikoni OK.

Tani provoni të ndizni PC-në tuaj. Nëse kjo nuk bën punë, duhet të verifikoni që kompjuteri juaj është i përshtatshëm me ACPI (që do të thotë se përkrah standardet Advanced Configuration and Power Interface) dhe kërkoni drajverët e pajisjeve që kanë lidhje me procesin e fikjes së kompjuterit.

LEXO EDHE:  Ju ka rënë telefoni ose tableti në ujë? Ndiqni këto këshilla sa më shpejt të jetë e mundur

Microsoft-i ka një faqe të detajuar të përkrahjes teknike të veçantë për këtë çështje (mund ta gjeni në find.pcworld.com/62893). Një nga qëllimet është zgjedhja e këtij problemi. Nëse nuk e gjeni zgjidhjen, më lajmëroni.

Lajmet e fundit>