Lajmet

Tregtarët e Shopify tashmë mund të shesin përmes Pinterest

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Maj 2020
0
Automatikisht ai krijon lidhjen mes dyqanit individual dhe llogarisë në Pinterest në mënyrë që shitësit të mos kenë nevojë të editojnë kodin apo të shtojnë resurse ekstra. Tregtarët e Shopify tashmë mund të shesin përmes Pinterest

Pinterest po punon dita ditës për tu bërë destinacioni kryesor i blerësve online falë një bashkëpunimi me Shopify.

Përmes aplikacionit të ri, shitësit në platformën Shopify mund të ngarkojnë katalogjet e tyre në Pinterest dhe ti shndërrojnë produktet në “pin” prej të cilave mund të blihet me pak klikime.

Aplikacioni Pinterest në Shopify përmban disa funksione si intalimi i etiketave, përditësime automatik të inventarëve dhe një ndërfaqe për blerje reklamash.

Automatikisht ai krijon lidhjen mes dyqanit individual dhe llogarisë në Pinterest në mënyrë që shitësit të mos kenë nevojë të editojnë kodin apo të shtojnë resurse ekstra.

Mbi të gjitha Pinterest është shërbim falas dhe marka e mëdha mund të marrin shtrirje organike pa shpenzuar para. Sigurisht një opsion me pagesë ekziston që shitësit të reklamojnë pin e tyre si një reklamë me pagesë.

Por blerësit në Pinterest janë shumë të dhënë ndaj rezultateve organike dhe preferojnë të gjejnë vetë atë çfarë po kërkojnë në vend që ta marrin direkt përmes një reklame. Aplikacioni i Pinterest është i disponueshëm për shitësit nga dita e sotme në SHBA dhe Kanada ndërsa do të shtrihet në vend të tjera të botës si Australia, Britani, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja në javët në vijim. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook nuk do të përdorë më numrat e telefonit të përdoruesve për tu dërguar reklama