Biznes

Tregtarët online përmirësojnë performancën e dërgesave gjatë Krishtlindjeve

Publikuar , 29 Dhjetor 2014
0
Tregtarët online përmirësojnë performancën e dërgesave gjatë Krishtlindjeve

christmas-deliveryVitin e shkuar tregtarët online zhgënjyen konsumatorët përsa i përket dërgesave gjatë Krishtlindjeve. Por duket se ata kanë mësuar nga gabimet dhe këtë vit kanë rritur cilësinë e dërgesave të produkteve. Këtë herë ata sigurojnë se dërgesat do ti mbërrijnë klientëve në kohën e duhur.

Postierët të punësuar nga StellaService, dërguan me sukses 160 porosi deri në ditën e fundit para Krishtlindjeve dhe 11 nuk i dërguan dot në kohë. Megjithatë kjo shifër tregon një përmirësim nga viti i kaluar, gjatë të cilit 12% e porosive nuk mbërritën në kohë.

Nga një testim i kryer online, rezultoi se 23% e 40 tregtarëve online nuk plotësuan të paktën një dërgesë gjatë këtij viti. Ndërkohë vitin e kaluar u regjistrua një përqindje prej 32% e 25 tregtarëve të testuar. Akoma nuk dihet se kë duhet të fajësojmë kur bëhet fjalë për dërgesat e porosive gjatë Krishtlindjeve. Disa herë mund të jetë faji i vet tregtarit i cili nuk e poston porosinë në kohë, herë të tjera vonesat gjatë transportit. Fatmirësisht këto probleme nuk ishin të shpeshta këto Krishtlindje. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Më fund Opera sjell VPN në shfletuesin për Android

Tags >

online
Lajmet e fundit>