Lajmet

Tregtia on line Google Play me 675 000 aplikacione

Publikuar , 29 Shtator 2012
0
Tregtia on line Google Play me 675 000 aplikacione

Google para disa ditësh lajmëroi se tregtia e saj online me aplikacione Google Play tashmë numëron 675.000 aplikacione, kurse deri tani është arritur një total prej më shumë se 25 miliardë shkarkimesh.

Me këtë rast Google lançon një promocion pesë ditor të aplikacioneve të prodhuesve më të mëdhenj ndër të cilët janë Gameloft, Electroic Arts dhe Rovio me çmime pak më të ulëta.

Sa për krahasim, Apple me rastin e prezantimit të iPhone 5 njoftoi se dyqani i vet App Store tashmë numëron më shumë se 700.000 aplikacione, prej të cilave 250.000 janë posaçërisht të përshtatura për iPad.

Edhe pse numri i përgjithshëm i aplikacioneve Android ngadalë po i afrohet atyre të Apple, në segmentin e tabletëve dyqani i Google-s ende mbetet dukshëm mbrapa.

Në vazhdim PCWorld ju sjell listën e aplikacioneve të cilat do të shiten nga 0.25 dollarë. (PCWorld Albanian)

· Angry Birds Space Premium

· Asphalt 7: Heat

· Clouds & Sheep Premium

· Draw Something

· Granny Smith

· Let’s Create! Pottery

· London Bus Checker

· NFL Kicker 13

· Ocean HD

· OfficeSuite Pro 6+

· Symphony of Eternity

· Tasks

LEXO EDHE:  Me funksionin e ri në Instagram mund të ndani historitë vetëm me miqtë e afërt

Lajmet e fundit>