Analiza

Tregu i celularëve tregon shenja të rimëkëmbjes

Publikuar , 30 Tetor 2009
0
Tregu i celularëve tregon shenja të rimëkëmbjes

Ramon Llamas, analist hulumtues pranë IDC deklaroi: “Gjatë çerekut të tretë ne kemi parë një numër të kanaleve që promovojnë pajisje më të vjetra me çmime shumë të volitshme. Për shumë, kjo ka mjaftuar të rrit kërkesën dhe të shtyjë vëllimet më lartë”.

“Tregu i celularëve është duke treguar shenjat e para të rimëkëmbjes pas krizës ekonomike të vazhdueshme. Tani që kemi lëvizur në çerekun e katërt, prodhuesit janë duke vendosur një skenë për përfitime të mëtutjeshme duke lansuar pajisjet e tyre më kryesore për të qenë në hap me kërkesën”.

Rritja prej viti në vit është ende negative, ku dërgesat janë në zbritje prej 6% në krahasim me vitin e kaluar, por 5.6 në plus në krahasim me çerekun paraprak. Dërgesat kanë arritur në 287.1 milion njësi gjatë çerekut të tretë.

Nokia ende gjëndrën në maje në terme të vëllimeve dhe pjesëmarrjes në treg, pastaj vie Samsung, LG, Sony Ericsson, Motorola, etj. Megjithatë përfitimi i Nokia-së ka rënë për 8% prej viti në vit, gjersa fitimi i Samsung është rritur për 15.9%.

Tabela që po shihni në imazh përshkruan njësit në miliona dhe përjashton shitjet OEM.

LEXO EDHE:  Paketa antishpifje: Policim dhe gjoba të dyfishta për median online

Lajmet e fundit>