Biznes

Tregu i IT-s në Maqedoni pëson rënie modeste në vitin 2008

Publikuar , 24 Korrik 2009
0
Tregu i IT-s në Maqedoni pëson rënie modeste në vitin 2008

Bazuar në një hulumtim vjetor te tregut te IT-se nga kompania hulumtuese IDC, tregu ka rënë në 10% duke u bazuar në valutën lokale. Siç është pritur, shpenzimet në fushën e IT-s kanë rënë në Maqedoni gjatë vitit të fundit, duke pasur parasysh një bazë të fuqishme gjatë vitit 2007, kur tregu fluturoi në 63.8% prej viti në vit.

“Gjithashtu duhet të përmendet se tregu IT në vitin 2008 ishte 60% në krahasim me tregun e 2006-s. Kjo i atribuohet një klime përparimtare ekonomike dhe në veçanti një rritje të fuqishme të kërkesës për institucione financiare dhe shtëpi, shpenzime solide në telekom dhe shpenzime (megjithëse të reduktuara) të qeverisë në IT” tha drejtori menaxhues i IDC Adriactics, Boris Zitnik. “Këto lloj dinamika shpenzuese janë tipike për tregje IT në vendet e vogla, në të cilat një numër shumë i vogël i projekteve të mëdha mund të ndryshojnë në mënyrë dramatike trendet e tregut”.

Në vitin 2008, shpenzimi në shërbimet IT është rritur në 38.4% prej viti në vit, pakot softuerike u ngritën 5.8%, si dhe ngritje të dukshme u vërejtën edhe në dërgesa të laptopave, në veçanti brenda segmentit shtëpiak dhe të zyrës” deklaroi Zitnik. Aksionet totale të shërbimeve IT në tregun Maqedonas IT të vitit 2008 është 22.8%; aksionet e pakove softuerike qëndrojnë në 10.9%; gjersa hardueri qëndron në 66.2%.

IDC pret që tregu global ekonomik dhe kriza financiare të ndikojë në tregun IT të Maqedonisë, që pritet të pësoj rënie së paku 13% në vitin 2009.

IDC Adriatics

Me qendër në Zagreb dhe me zyre në Lubjanë dhe Beograd dhe me analiza të kontraktuara në Sarajevë, Shkup dhe Tiranë, IDC Adriatics përcjellë, analizon dhe parasheh tregun IT dhe industrinë në Kroaci, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni, Mal të zi, Shqipëri dhe Kosovë.

LEXO EDHE:  Konflikti në biznes dhe mënyrat për parandalimin e tij

Lajmet e fundit>