Blog

Tregu i punës në Shqipëri, lulëzon teknologjia e informacionit

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 16 Dhjetor 2019
0
Indeksi i numrit të të punësuarve në tremujorin e tretë u rrit me 17.5%. Besohet se rritja e punësimit në këtë sektor lidhet kryesisht me shërbimet e teknologjisë së informacionit. Tregu i punës në Shqipëri, lulëzon teknologjia e informacionit

Hoteleria dhe teknologjia e informacionit janë sektorët ekonomikë me rritjen më të lartë të punësimit në Shqipëri.

I vetmi sektor tjetër që ka rritje të punësimit në nivele dyshifrore është ai i informacionit dhe komunikimit. Indeksi i numrit të të punësuarve në tremujorin e tretë u rrit me 17.5%. Besohet se rritja e punësimit në këtë sektor lidhet kryesisht me shërbimet e teknologjisë së informacionit. Ky është një biznes në rritje, jo vetëm në shërbim të aktivitetit brenda vendit, por edhe ofrimit të shërbimeve për kontraktorë të huaj, në profile si programimi apo suporti teknik.

Këto të dhëna ofrojnë një orientim lidhur me ato që janë tendencat e tregut të punës në Shqipëri. Ritmet e larta të rritjes së punësimit nënkuptojnë gjasa më të mirë për të gjetur punë për profesionistët e këtyre sektorëve.

Gjithashtu, edhe sektori i teknologjisë së informacionit ka një oreks dukshëm në rritje për forcë pune të specializuar. Investimi për arsimim në këtë profil është sigurisht edhe më fitimprurës, sepse pagat mesatare janë relativisht të larta. Paga mesatare në sektorin e informacionit dhe komunikimit në tremujorin e tretë ishte 76,500 lekë në muaj, ose gati 50% më e lartë se paga mesatare në ekonominë shqiptare. /SCAN

LEXO EDHE:  Koronavirusi dhe revolucioni i të punuarit nga shtëpia