Lajmet

Tremujori II, tregu i komunikimit në Kosovë arrin në 55.1 mln Euro

Publikuar , 22 Shtator 2012
0
Tremujori II, tregu i komunikimit në Kosovë arrin në 55.1 mln Euro

Volumi i tregut të telekomunikacioneve në Kosovë për tremujorin e dytë të vitit 2012 preku vlerën e 55.1 milionë eurove, me një rënie prej 1.4% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacioneve në Kosovë, rënien më të thellë të të ardhurave e ka pësuar segmenti i shërbimeve të internetit, që ka gjeneruar të ardhura në vlerë afro 22% më të ulëta krahasuar me një vit më parë.

Telefonia fikse

Në rënie edhe të ardhurat e telefonisë fikse, me 8.8% ndaj të njëjtit tremujor të një viti më parë.

Ndërsa telefonia celulare, që përbën edhe bazën e tregut të telekomunikacioneve për sa i takon të ardhurave, regjistroi një rritje me 1.1% me bazë vjetore.

Struktura e të ardhurave në tregun e komunikimeve vazhdon të dominohet nga telefonia mobile me 83% të totalit, e ndjekur nga telefonia fikse me 8.4% dhe interneti me 7.8%.

Telefonia celulare

Për sa i takon përdorimit të shërbimeve të komunikimit, shifrat tregojnë për një tendencë të ngjashme Shqipërinë. 

Telefonia celulare dhe interneti rezultojnë në rritje të qëndrueshme, ndërsa abonentët e telefonisë fikse janë në rënie. Numri i përdoruesve të telefonisë celuare arriti në 1.52 milionë, me një rritje 7.4%, me bazë vjetore.

Interneti

Numri i përdoruesve të internetit u rrit me 5.6% dhe arriti në afro 143 mijë. Ndërkohë, numri i abonentëve të telefonisë fikse ra në 85 mijë, me një rënie prej 3.5% ndaj tremujorit të dytë të vitit të kaluar. Në vlerë relative, Kosova ka një përdorim të shërbimeve të komunikimit të ngjashme me nivelet rajonale. Kështu, interneti ka hyrë në 48% të familjeve, ndërsa telefonia fikse përdoret në afro 29% të tyre. Në vlera disi më të ulëta është penetrimi i telefonisë celulare, që në fund të tremujorit të dytë ishte rreth 88%. Por, kjo ndoshta lidhet me disa tipare specifike që ka tregu i telefonisë celulare në Kosovë.

LEXO EDHE:  Edhe KOSTT me VALA

Shqipëri apo vende të tjera të rajonit përdoruesit zotërojnë më shumë se një kartë SIM, çka bën që penetrimi i telefonisë celulare të jetë në vlera më të larta se 100%. Ndërsa në Kosovë, me sa duket, tarifat që qysh herët kanë qënë më ekonomike, e bëjnë më pak të nevojshme përdorimin e disa kartave SIM.

Pa llogaritur faktin se Kosova ka vetëm dy operatorë rrjeti, Vala dhe IPKO, ndërsa dy operatorët virtualë Dukagjini dhe Dardafon operojnë bazuar në marrëveshje me dy operatorët e parë Virtual (MVMNO). PCWorld Albanian)

Tags >

ipkovala
Lajmet e fundit>