Analiza

Trendet e sistemeve operative mobile tek tabletët

Publikuar , 07 Tetor 2013
0
Trendet e sistemeve operative mobile tek tabletët

laptop-keyboardFirma kërkimore IDC ka parashikuar se deri në përfundim të vitit 2013 do të shiten rreth 190 milion tabletë, rreth gjysma e të cilëve funksionojnë me sistem operativ Android ndërsa gjysma tjetër me sistem iOS, vetëm një pjesë shumë e vogël do të ketë sistem Windows.

Amazon përdor për tabletët e vet një version të përshtatur të sistemit Android, përditësimi i fundit i të cilit njihet me emrin Fire OS 3.0 Mojito.

Anketimi më i fundit i realizuar nga IDC zbuloi se 35% e të anketuarve disponon tablet me sistem iOS; 26.4% dispononin tablet me sistem Android; 10% dispononin tablet me sistem Android të përshtatur si psh Kindle Fire; 9.4% kishin tablet me sistem Windows; 0.7% kishin tablet me sistem Windows RT dhe më tepër se 14% nuk ishin në dijeni të llojit të sistemit operativ që kishte tableti i tyre.

Një pyetje e rëndësishme drejtuar të anketuarve ishte: Nëse do të kishit mundësi të blinit një tablet të ri, a do e blinit atë me të njejtin sistem operativ?

tablets-collectio-Rreth 80.2% e përdoruesve të sistemit iOS u përgjigjën pozitivisht, po kështu u përgjigjën edhe 78.9% e përdoruesve të sistemit Windows. Përsa i përket versionit standart të sistemit Android vetëm 70% e përdoruesve do të preferonin të blinin një tablet me të njejtin sistem, ndërsa vlera në përqindje e përdoruesve të versioneve të përshtatura të sistemit Android ishte 68%.

Nga rezultatet vihet re se përdoruesit Android, iOS dhe Windows janë pothuajse njëlloj të kënaqur me sistemet që disponojnë pajisjet e tyre.

Pjesën e dytë e artikullit mund ta lexoni në kë link. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Pajisja që ndryshoi mënyrën sesi dëgjojmë muzikë mbushi 40 vite

Lajmet e fundit>