Lajmet

TripAdvisor gjobitet me 500,000 Euro nga autoriteti konkurrencës në Itali

Publikuar , 25 Dhjetor 2014
0
TripAdvisor gjobitet me 500,000 Euro nga autoriteti konkurrencës në Itali

_79900520_tripAutoriteti i konkurrencës në Itali ka gjobitur uebsitin TripAdvisor me një shumë prej 500,000 Eurosh për publikimin e informacionit të rremë në vëzhgimet e tij. Autoriteti në fjalë kishte filluar një hetim shtatë mujor pas një ankimimi nga një grup individësh dhe pronarë hotelesh.

TripAdvisor u akuzua për publikimin e vëzhgimeve të saj si autentike dhe të vërteta, pavarësisht se nuk kishte marrë masa për të shmangur publikimin e opinioneve të rreme nga kontributorët. Kompania Amerikane tha se nuk ishte dakord me vendimit dhe do ta apelonte.

TripAdvisor publikon vëzhgime të hoteleve, restoranteve dhe ofron informacion të shumëllojshëm dhe të dobishme për udhëtarët. Por vazhdimisht ka ekzistuar një kriticizëm për vëzhgimet të cilat jo gjithmonë rezultonin të besueshme.

Autoriteti Rregullator Italian tha se TripAdvisor dhe dega e tij në Itali duhej të ndalonin publikimin e informacionit të rremë në vëzhgimet e saj. Ndërsa kompania tha në një qëndrim: “Sistemet dhe procedurat tona janë tepër efikase në mbrojtjen e konsumatorëve ndaj një minoriteti të vogël individësh që përpiqen të manipulojnë sistemin tonë. Ne besojmë se TripAdvisor është një forcë e së mirës për konsumatorët dhe industrinë,” citoi kompania. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Orët inteligjente, Apple udhëheq bindshëm

Lajmet e fundit>