Siguri

TripAdvisor sulmohet nga hakerët

Publikuar , 26 Mars 2011
0
TripAdvisor sulmohet nga hakerët

Kompania në fjalë u ka dërguar një email konsumatorëve të saj duke theksuar se vetëm një porcion i listës me 20 milion anëtarë ishte vjedhur gjatë sulmit, por ka shtuar se fjalëkalimet e atyre që kanë qenë në lista janë të sigurta, kurse të dhënat për kartela krediti nuk janë prekur sepse TripAdvisor nuk mbledh të dhëna të tilla.

“Ne kemi konfirmuar burimin e lëshimit dhe e kemi evituar. Ky incident është serioz dhe ne jemi duke punuar në bashkëpunim të afërt me forcat e rendit” thuhet në emailin e kompanisë. Aty gjithashtu përmendet edhe shtrëngimi i masave të sigurisë.
Paul Ducklin, udhëheqës i teknologjisë për regjionin Azi-Paqësor pranë kompanisë së sigurisë Sophos thotë se gjasat janë të vogla që konsumatorët të kenë probleme. “Lista e vjedhur me email do të jetë mjaft e dobishme për spamer dhe mashtrues. Por shumë njerëz i kanë veçse në shesh emailat e tyre ose janë të lehta për tu qëlluar, prandaj nuk mendoj se do të ketë ndonjë rrezik për ta. Megjithëse TripAdvisor duhet të ketë kujdes dhe të mos lejojë që mashtruesit të qasen në informata të këtij niveli”.

Megjithatë përdoruesit ka gjasa që të pranojnë më shumë spam sesa më parë dhe ata gjithashtu duhet të jenë të kujdesshëm sepse mund të bien pre e sulmeve për vjedhje të informatave personale. Emailat që mund të arrijnë mund të jenë shumë “serioz” dhe madje të maskuar sikurse po kërkojnë informata financiare në emër të TripAdvisor, prandaj duhet pasur kujdes. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Microsoft thotë se hakerët pas sulmit të Outlook.com kanë aksesuar edhe e-mailet

Lajmet e fundit>