Harduer

Tripod Magnetik për fotografët

Publikuar , 19 Shkurt 2010
0
Tripod Magnetik për fotografët

Prodhuesi i elementeve shtesë për kamera Joby pati sjellë në treg mjaft shumë diskutime duke shpalosur tripodin e quajtur Gorillapod, që është një tripod fleksibil dhe që i ndihmon fotografëve që me lehtësi të vendosin aparatet digjitale, kamerat apo ndriçimet e tyre në vende të pazakonshme, me shumë pak probleme.

Tani Joby është duke dërguar Gorillapod-in në një nivel më të lartë përmes Gorillapod Magentic, që ka një dizajn me tri këmbë fleksibile, si dhe profilin e ngjashëm insektoid.

Por tani përveç kësaj Gorillapad mund të kapet në çfarëdo sipërfaqe magnetike (frigoriferë, dollap për skedarë, tabela, shufra, madje edhe në brava të dyerve nëse kamera juaj është e lehtë) falë magneteve të tij të fuqishëm.

Gorillapad Magnetic do të përkrahë aparate kompakte digjitale dhe mini kamera që peshojnë deri në 0.35 kg. Gorillapod Magnetic pritet të paraqitet në treg në prill me një çmim prej 24.95 dollarë.

LEXO EDHE:  Google tërhiqet nga prodhimi i tabletëve

Lajmet e fundit>