Lajmet

“Trolli” i Facebookut, arrestohet polici britanik

Publikuar , 05 Shtator 2012
0
“Trolli” i Facebookut, arrestohet polici britanik

Një “troll” i arrestuar për shkak të dyshimeve për nisjen e një torrenti të abuzimit tek një mik në Facebook ka dalë të jetë një polic 32 vjeçar nga Birmingemi.

Nicola Brookes, 45 vjeçare, nga Brajtoni ishte caku, pasi shprehu përkrahjen në Facebook për një garues në shfaqjen televizive X Factor, Frankie Cocozza, pasi ai kishte marrë porosi abuzive në shërbim.

Pas postimit të porosisë, vetë Brookes u bë cak i një fushate, duke marrë komente abuzive.

Persona të tjerë pastaj hapën profile në Facebook me emrin e saj nga i cili ata dërguan komente eksplicite tek përdoruesit e tjerë në Facebook. Ajo gjithashtu ishte përshkruar si një përdoruese e drogës, prostitutë dhe abuzuese fëmijësh nga sulmuesit para publikimit të adresës së shtëpisë së saj.

Pas ankesës për abuzimin, në muajin qershor, Brookes fitoi një vendim të Gjykatës së Lartë duke i kërkuar rrjetit Facebook që të zbulojë emrat, email adresat dhe IP adresat që ndihmuan në arrestim.

“Abuzimi është absolutisht i tmerrshëm dhe asgjë nuk mund të bëhet për të dhe asgjë nuk mund të ndalet,” tha ajo. “Unë nuk do të dorëzohem derisa këta njerëz të gjenden, zbulohen dhe të mbahen përgjegjës për atë çfarë kanë bërë”, tha Brookes për BBC në atë kohë.

Policia ende është duke hetuar nëse kompjuteri personal i Brookes përmes të cilit ajo qasej në rrjetin Facebook ishte qasur në mënyrë të jashtëligjshme nga sulmuesit por lëshoi një deklaratë duke konfirmuar arrestimin e një të dyshuari.

“Hetimi është duke vazhduar nga policia e Suseksit dhe dyshimet nuk lidhem me përdorimin e sistemeve të policisë. Zyrtari nuk është suspenduar. Zyrtari nuk është një zyrtar i vijës së parë”, raportoi një zëdhënës i The Guardian për forcën e Uest Midlendsit.

LEXO EDHE:  Instagram rrëzon raportimet e një butoni "Regram"

Problemi me “trollët” e internetit, veçanërisht brenda shërbimeve të mbyllura si Facebook dhe Twitter, është bërë mjaft i diskutueshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>