Ja se si

Truke të mençura të miut për Windows, Office dhe Firefox

Publikuar , 10 Korrik 2009
0
Truke të mençura të miut për Windows, Office dhe Firefox

 Gjatë këtij muaji unë do t’ju tregoj si të përmirësoni të dhënat në Windows, Microsoft Ofice dhe Firefox për ta bërë ndërveprimin më të thjeshtë me kompjuterin tuaj edhe më të thjeshtë.

Aktivizoni çdo dritare duke lëvizur mbi të
Nëse zakonisht mbani shumë dritare të hapura në dekstopin tuaj, ju e dini se për të aktivizuar njërën prej tyre (në mënyrë që të punoni me të ), ju duhet të klikoni në të. Një mundim i vogël, sigurisht, por shtojiini këto klikime për secilën dritare dhe ato rriten. Për fat, nëse përdorni Vista ose Windows 7, ju mund të përshtatni një të dhënë në mënyrë që të aktivizoni çdo dritare vetëm duke lëvizur kursorin e miut mbi të. Ja se si.
1. Klikoni Start, shtypni Ease në fushë dhe pastaj shtypni <Enter> për t’u futur në Windows Ease of Access Center. (Mos u alarmoni nga zëri kompjuterik që dëgjoni; robotët nuk janë infiltruar në sistemin tuaj.)
2. Klikoni Make the mouse easier to us.
3. Klikoni mbi kutinë Activate a Window by hovering over it with mouse
4. Klikoni Save ose Apply dhe përfunduat punë.

Ju duhet pak kohë që të mësoheni me aksionin e lëvizjes mbi dritare dhe më duhet të pranoj se këtë e kam përjetuar më shumë si pengesë sesa si ndihmesë, por pastaj unë zakonisht punoj me dritare të maksimizuara, jo me dritare të vogla të shpërndara anembanë desktopit.
Për të qenë tërësisht i sinqertë, unë kam shpresuar se kjo e dhënë do të vërtetohej si alternativë pa softuer ndaj WizMouse (find.pcworld.com/62539), vegël pa pagesë që e bën rrotën e miut të punojë në çdo dritare pa pasur nevojë që të aktivizoni dritaren në radhë të parë, por kjo nuk është e njëjta gjë. Unë po mbaj WizMouse, pa dyshim vegla më e jashtëzakonshme në historinë e Windows-it.

LEXO EDHE:  Çfarë do të thotë bllokimi i Android për përdoruesit e telefonëve Huawei?

Përdorni rrotën për të lëvizur në shiritin e Office 2007
Gjersa jemi në temën e gjërave të mira që mund të bëjmë me miun, ja një shkurtesë e shpejtë për përdoruesit e Office 2007.
Natyrisht, ju e dini se kur shikoni një dokument në Word, Excel apo PowerPoint, një lëvizje e rrotës së miut lart apo poshtë e lëviz dokumentin në drejtimet përkatëse, si në web faqe. Lëvizni kursorin në Ribbon, megjithëse keni parasysh se rrota e miut tani befasisht merr një rol tjetër. Ajo lëviz përmes ndarjeve.
Nuk jam duke thënë se ky aksion është më i shpejtë apo më i lehtë sesa klikimi i ndarjeve që dëshironi të shihni, por ju ofron një alternativë për të naviguar. Për më shumë, lëvizja e rrotës ndihmon në shkurtimin e “aksidenteve kilikuese”, siç janë rastet kur tentoni të klikoni një ndarje, por në vend të kësaj klikoni një ikonë të një vegle (që shfaq rezultate bezdisëse). Sigurisht, unë nuk jam përdoruesi i vetëm i Office që e bën këtë (ju lutem më thoni që nuk jam). Edhe nëse nuk jeni zakonisht tipa që klikoni në objektin e gabuar grafik, provojeni këtë gjë. Ju mund të kuptoni se lëvizja me rrotë nëpër ndarje është më efikase. Përdoruesit e Firefox-it gjithashtu mund të bëjnë të njëjtën gjë: kur keni më shumë ndarje të hapura në shfletues, të cilat mbushin ekranin, vetëm afrohuni me mi te ndarjet dhe përdorni rrotën e miut për të lëvizur nëpër to.

Klikime të mesme për të hapur ndarje të reja në Firefox
Njëri prej trukeve më të pëlqyera prej meje në Fiefox është mbajtja e <Ctrl> dhe përdorimi i rrotës së miut për t’u afruar dhe larguar shpejt nga përmbajtja që shikoni. Një veçori tjetër e pëlqyer është se ju mund të hapni një lidhje web-i në një ndarje të re duke klikuar mbi të me rrotën e miut. Është e vërtetë, provojeni tani. Hajde, mos ngurroni, do t’ju pres. Kini parasysh se ky truk ka mundësi të mos funksionojë nëse keni instaluar softuerin e prodhuesit të miut dhe më pas keni ndryshuar të dhënat e tasteve që të ndodhë diçka tjetër kur klikohet rrota. Por sjellja e zakonshme në Firefox (dhe kjo vlen edhe për Internet Explorer dhe Google Chrome) është hapja e ndarjeve të reja në klikimin e lidhjeve.
Shumë e dobishme. Sigurisht që pajtoheni edhe ju. Kërkoj ndjesë për ata që e kanë ditur këtë truk prej disa vitesh, por ju garantoj se është diçka e re për shumë përdorues.

LEXO EDHE:  Ja sesi të aktivizoni automatikisht "Dark Mode" në iOS 13

Lajmet e fundit>