Biznes

Trump i njeh mjaft mirë kriptomonedhat dhe nuk i pëlqen aspak Bitcoin

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Korrik 2019
0
Çfarë do të thotë kjo për rregullimin e mundshëm të kriptomonedhave në terësi dhe atë të Facebook në veçanti? Derisa të ketë një politikë në funksion, është e vështirë të thuhet. Trump i njeh mjaft mirë kriptomonedhat dhe nuk i pëlqen aspak Bitcoin

Pak orë pas Samitit të Medias Sociale, presidenti i Shteteve të Bashkuara postoi në rrjetin social Twitter një cicërimë e cila kishte në vëmendje kriptomonedhat.

Ai e filloi duke thënë se nuk është një fans i Bitcoin e as kriptomonedhave të tjera të cilat nuk janë para dhe vlera e tyre është e luhatshme dhe e pabazuar.

Në shënjestër të Trump në mënyrë më specifike ishte përpjekja e re e Facebook e quajtur Libra. Në një seri cicërimash ai tha se kriptomonedha e Facebook do të ketë shumë pak qëndrim dhe besueshmëri.

Nëse Facebook apo kompani të tjera duan të bëhen një bankë, atëherë duhet të kërkojnë një licencë dhe ti nënshtrohen rregullave bankare si çdo bankë tjetër, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Çfarë do të thotë kjo për rregullimin e mundshëm të kriptomonedhave në terësi dhe atë të Facebook në veçanti? Derisa të ketë një politikë në funksion, është e vështirë të thuhet.

Një dëgjesë rreth Libra përballë Komitetit për Çështjet e Bankingut pranë Senatit Amerikan do të mbahet më 16 Korrik. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bitmain padit hakerin misterioz që i vodhi 5.5 milion dollarë

Lajmet e fundit>