Biznes

Trump i shqetësuar se lufta tregtare me Kinën mund të dëmtojë Apple

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Gusht 2019
0
Një raund i ri tarifash pritet të hyjë në efekte për importet Kineze duke rritur çmimet e disa pjesëve elektronike me 10%. Sipas Reuters rritje do të pësojnë kufjet wireless Apple AirPods dhe Apple Watch. Trump i shqetësuar se lufta tregtare me Kinën mund të dëmtojë Apple

Presidenti Amerikan Donald Trump tha se lufta tregtare e cila po ashpërsohet dita ditës me Kinën, do ta bëjë më të vështirë për Apple për konkurruar me Samsung.

Kjo ishte baza e mesazhit të Tim Cook për Trump gjatë një dreke që patën së bashku ditën e Premte.

Apple do të goditej nga tarifat e reja të cilat pritet të hyjnë në fuqi më 1 Shtator sepse produktet e kompanisë prodhohen në Kinë ndërsa do ti shpëtonte tarifave për shkak se produktet e gjigandit Korean prodhohen kryesisht në Vietnam, Indi, Indonezi dhe vende të tjera të botës.

Një raund i ri tarifash pritet të hyjë në efekte për importet Kineze duke rritur çmimet e disa pjesëve elektronike me 10%. Sipas Reuters rritje do të pësojnë kufjet wireless Apple AirPods dhe Apple Watch.

MacBook, iPad dhe iPhone do të shpëtonin por mund ta pësojnë në raundin e ri të tarifave që do të hyjnë në fuqi më 15 Dhjetor. Sakaq Trump i ka kërkuar Apple të prodhojë pajisjet e saj në SHBA. Kompania kryen hulumtim dhe zhvillim në SHBA por prodhimin dhe montimin e bën në Kinë.

Nga ana tjetër SHBA nënshkruan një marrëveshje tregtare me Korenë e Jugut vitin e kaluar në të cilën pajisjet elektronike nuk tarifoheshin. Samsung ka fabrika prodhimi në Vietnam, Indonezi, Brazil dhe Kinë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple tërheq nga tregu modelet "low-cost" të MacBook

Lajmet e fundit>