Blog

Trump nuk mund të hapë llogari në Facebook për 2 vite

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Qershor 2021
Në Janar ai u përjashtua nga të dy rrjetet social pas protestave në Kapitol por Bordi i Mbikëqyrjes së rrjetit social kritikoi vendimin për penalitetin pa afat. Trump nuk mund të hapë llogari në Facebook për 2 vite

Facebook ka vendosur të mos lejojë ish presidentin Amerikan Donald Trump të hapë një llogari në Facebook dhe Instagram për dy vitet e ardhshme.

Në Janar ai u përjashtua nga të dy rrjetet social pas protestave në Kapitol por Bordi i Mbikëqyrjes së rrjetit social kritikoi vendimin për penalitetin pa afat.

Facebook tha se veprimet e Trump ishin në shkelje të politikave të përdorimit të rrjetit social ndërsa ish presidenti Amerikan u përgjigj duke thënë se dëbimi i tij është fyerje për miliona Amerikanë që e votuan në zgjedhjet presidenciale.

Lëvizja e fundit e Facebook vjen ndërsa gjigandi i medias sociale u hoqi imunitetin politikanëve në platformë. Tashmë figurat publike të cilat nxisin dhunë do të dëbohen fillimisht për një muaj e në raste serioze deri në 2 vite. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një përditësim i madh po vjen në Windows 10