Lajmet

Trump sulmon ashpër Apple

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Janar 2020
0
Apple refuzoi akuzat se nuk ka ndihmuar zyrtarët në hetimin e tyre. Nuk është hera e parë që Apple përplaset me Departamentin Amerikan të Drejtësisë. Trump sulmon ashpër Apple

Presidenti Amerikan Donald Trump sulmoi Apple. Në një cicërimë ai tha se kompania refuzon të japë qasje në iPhone e vrasësve, trafikantëve dhe elementëve të tjerë kriminalë.

Kjo është seria e fundit e përplasjeve mes Shtëpisë së Bardhë dhe gjigantëve të teknologjisë për të aksesuar të dhëna.

Trump akuzon Apple se nuk pranon të bashkëpunojë me hetuesit. Tre marinarë Amerikanë u vranë kur një rekrut Saudit hapi zjarr më 6 Dhjetor në një bazë Amerikane.

Apple refuzoi akuzat se nuk ka ndihmuar zyrtarët në hetimin e tyre. Nuk është hera e parë që Apple përplaset me Departamentin Amerikan të Drejtësisë.

Rasti i fundit ishte ai i atentatorit të San Bernardinos në Kalifoni në 2015-ën ku 14 persona u vranë dhe 22 u plagosën rëndë. Apple refuzoi të jepte akses në iPhone e atentatorit.

Qeveria Amerikane pagoi 1 milionë dollarë një firme të huaj për të hyrë në iPhone. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  LG zbulon datën e debutimit të smartfonit me dizajnin revolucionar

Tags >

Apple