Analiza

Truri i njeriut është duke kufizuar rritjen e të dhënave botërore

Publikuar , 04 Dhjetor 2011
0
Truri i njeriut është duke kufizuar rritjen e të dhënave botërore

Kjo njihet si ligji Weber-Fechner dhe tregon që lidhja në mes të stimulimit dhe perceptimit është logaritmik.

Kjo mund të shihet edhe në mediat moderne. T’i marrim fotografitë për shembull. Një rritje në rezolucionin e një fotografie me rezolucion të ulët më lehtë perceptohet se sa rritja e njëjtë të një fotografie me rezolucion më të madh.

Kur dy parametrat përfshihen, lidhja në mes të stimulimit dhe perceptimit është katrori i logaritmit. Një shembull mund të jetë videoja në të cilën fotografitë ndryshojnë gjatë kohës.

Kjo mënyrë e të menduarit për stimulimin dhe perceptimin qartësisht tregon që ligji  Weber-Fechner duhet të ketë një ndikim të thellë në vlerën në të cilën ne mendojmë.

Tani, Claudius Gros dhe disa shokë në Universitetin Goethe në Frankfurt të Gjermanisë janë duke kërkuar disa shenja të ligjit Ueber-Fechner në madhësinë e shpërndarjes së skedarëve në internet. Dhe ata thonë që i kanë gjetur ato.

Këta djem matën llojin dhe madhësinë e skedarëve që janë treguar nga çdo lidhje e jashtme nga Wikipedia dhe projekti me direktorium të hapur, dmoz.org. Së bashku bëjnë më shumë se 600 milionë skedarë. Nga këta skedarë, 58% e tyre drejtuan tek fotografi, 32% tek aplikacionet, 5% tek tekstet, 3% tek audiot dhe 1% tek videot.

Gros dhe bashkëpunëtorët e tij paraqitën madhësinë e secilit lloj të skedarëve kundër numrit të skedarëve për ta marrë shpërndarjen e madhësisë së skedarëve.

Mjaft të sigurt, ata zbuluan që shpërndarja e audiove dhe videove u përcoll me një lakore normale logaritmike, e cila është në pajtueshmëri me një lidhje katrore logaritmike.

[Kjo] fuqimisht tregon që [shpërndarjet] janë të përcaktuara nga kufizimet themelore neuropsikologjike e agjentëve prodhues,” thotë Gros me bashkëpunëtorët e tij.

LEXO EDHE:  A kemi arritur në fundin e epokës së smartfonëve?

Dëshmia e mëtutjeshme vjen nga një shikim më i afërt i bishtave të këtyre lakoreve. Nëse madhësia e skedarëve ishte përcaktuar nga ndonjë lloj i faktorit ekonomik, si çmimi i prodhimit të një skedari, atëherë shpërndarja duhej të kishte një bisht eksponencial. Por kjo nuk është çështja. Mungesa e kësaj veçoritë tregon disa zanafilla të tjera për shpërndarjen e madhësisë së skedarit.

Gros së bashku me pashkëpunëtorë e vendosën këtë kështu: “Kapaciteti neuropsikologjik i trurit të njeriut për të përpunuar dhe incizuar informacione mund të përcaktojë faktorin kryesues përkufizues për rritjen e përgjithshme të informacionit të ruajtur globalisht, me shtrëngesa të botës së vërtetë ekonomike duke pasur një ndikim të papërfillshme.”

Me fjalë të tjera, informacioni nuk mund të rritet më shpejt se sa aftësia jonë për ta marrë ose vëzhguar atë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>