Lajmet

Tumblr ndalon të gjitha përmbajtjet pornografike

Publikuar , 04 Dhjetor 2018
0
Në një postim, CEO Jeff D’onorio tha se Tumblr gjithnjë ka pasur zero tolerancë ndaj përmbajtjeve të tilla. Tumblr ndalon të gjitha përmbajtjet pornografike

Rrjeti social Tumblr bëri të ditura planet për të ndaluar të gjitha përmbajtjet pornografike në uebsajt duke filluar nga 17 Dhjetori.

Politika e re vjen pak javë pasi sajti u tërhoq nga Apple App Store për arsye të publikimit të imazheve abuzive të cilat anashkaluan filtrat e Tumblr.

Në një postim, CEO Jeff D’onorio tha se Tumblr gjithnjë ka pasur zero tolerancë ndaj përmbajtjeve të tilla.

Politikat e re e Tumblr vjen pak javë pasi aplikacioni u përjashtua nga dyqani i aplikacioneve të Apple. Kompania tha se përmbajtjet sapo u identifikuan u fshinë menjëherë.

Por nuk është hera e parë që Tumblr lejon përmbajtje të tilla. Në Indonezi është i ndaluar përdorimi i sajtit ndërsa Koreja e Jugut e ka vendosur vazhdimisht nën presion lidhur me këtë çështje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  T-Series bëhet kanali më i ndjekur në YouTube, PewDiePie rimerr kurorën pas pak orësh

Tags >

Tumblr
Lajmet e fundit>