Lajmet

Tumblr përditësohet për iOS 7

Publikuar , 21 Nëntor 2013
0
Tumblr përditësohet për iOS 7

tumblriosTumblr ka përditësuar aplikacionin e vet për iOS me një ndërfaqe tërësisht të ridizajnuar që për së afërmi përkon me estetikën e sistemit më të fundit mobil të Apple.

Ndryshimi më i theksuar është që pamja e aktivitetit tani është në tabin e vet, kështu që është më e lehtë të shihet se kush e ka bërë ripostimin e një postimi më herët (reblogged), pëlqimin ose komentimin e postimeve të juaja.

Për më tepër, postimi i një hyrjeje të re është më i lehtë me një buton të shpejt reblog, ikona më të mëdha për llojin e postimit, animacionet e reja, përmbushja automatike me etiketa (ang. tags), një kalendar me menu rënëse për planifikim të kohës së postimit dhe një ngarkues tërësisht i ri i fotografive që iu paraqet fotografitë dhe videot e juaja në një pamje më të përshtatshme në vend se të shfaq vetëm tek lista e kamerës.

Kështu që nëse thjesht nuk po merrni mjaft pamje nga gjërat komike që poston Ryan Gosling, atëherë shkoni tek lidhja burimore për ta përditësuar që tani aplikacionin. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Mbërrin iOS 12, cilat janë pajisjet Apple që marrin versionin më të fundit të sistemit operativ

Lajmet e fundit>