Lajmet

Turqia do të mbikëqyrë të gjitha përmbajtjet online, rriten shqetësimet për censurë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Gusht 2019
0
Aprovuar nga Parlamenti Turk në Mars të vitit të kaluar, lëvizja gjeti mbështetje për partisë të presidentit Erdogan AK Party dhe aleatit nacionalist MHP Turqia do të mbikëqyrë të gjitha përmbajtjet online, rriten shqetësimet për censurë

Ditën e Enjte Turqia i dha leje autoriteteve rregullatorë të radios dhe televizionit të mbikëqyrë të gjithë përmbajtjet online, përfshirë Netflix por edhe mediat online, një lëvizje e cila ngre shqetësime për një censurë të mundshme.

Aprovuar nga Parlamenti Turk në Mars të vitit të kaluar, lëvizja gjeti mbështetje për partisë të presidentit Erdogan AK Party dhe aleatit nacionalist MHP.

Ligji i ri kërkon që të gjithë ofruesit e përmbajtjeve online të marrin një licencë nga RTUK i cili më pas do të mbikëqyrë përmbajtjet që publikohen.

Përveç Netflix edhe platformat lokale si PuhuTV dhe BluTV që kanë tërhequr një numër të lartë shikuesish do të jenë subjekt kontrollet dhe gjobash të mundshme deri në humbjen e licencës nëse publikojnë përmbajtje që autoriteti i konsideron të paligjshme.

Edhe mediat online të cilat mbështeten tek të ardhurat e gjeneruara nga reklamimi do të jenë subjekt i të njëjtave masa. Ofruesit e përmbajtjeve që nuk i përmbushin kriteret e RTUK brenda 30 ditësh do të anulohen licencat.

Megjithatë autoritetet nuk publikuan një listë udhëzimesh dhe standardesh që do të aplikohen për heqjen ose lejimin e përmbajtjeve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Candy Crush, lojtarët kanë shpenzuar 4.2 milion dollarë në ditë

Lajmet e fundit>