Lajmet

Turqia zhbllokon aksesin në Twitter

Publikuar , 04 Prill 2014
0
Turqia zhbllokon aksesin në Twitter

Twitter-Ban-LiftedZyrtarët turq lajmëruan se ishte hequr ndalimi i aksesit në Twitter gjatë ditës së enjte. Ata e pranuan gjithashtu se bllokimi kishte qenë i paligjshëm, ashtu siç kishte dhënë vendimin Gjykata e Lartë, e cila i kishte dhënë më pas urdhërin qeverisë.

Disa minuta pas dhënies së lajmit, qytetarët provuan aksesin dhe vunë re se rrjeti ishte i aksesueshëm dhe i lirë. Gjykata Kushtetuese vendosi gjatë ditës së mërkurë se ky vendim cënonte lirinë e shprehjes e cila garantohet nga kushtetuta turke dhe se është një veprim i paligjshëm që cënon rëndë të drejtën e marrjes së informacionit.

Urdhëri i Gjykatës iu transmetua autoritetit turk të telekomunikacionit dhe Ministrisë së Transporteve. Rrjeti social, nga ana e vet, festoi lidhur me këtë vendim. Twitter-i u blloku më 20 mars, kur kryeministri Recep Tayyip Erdoğan dha urdhër për bllokimin e aksesit të tij.

Një javë më vonë u bllokua edhe aksesi në YouTube, pasi në të u shfaq një video ku tregohej mbi disa takime lidhur me operacionet ushtarake të mundshme kundër Sirisë. Ky bllokim është bërë i mundur falë rrjeteve private (VPN) dhe mjeteve si Tor. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Twitter del në mbrojtje të grupeve fetare

Lajmet e fundit>