Harduer

TV ultra i hollë 32 inç nga JVC

Publikuar , 10 Shtator 2009
0
TV ultra i hollë 32 inç nga JVC

Televizori më i ri nga JVC, është LCD-ja 32 inç LT-32WX50, që ka një trashësi prej pakëz më shumë se një inç në pikën e tij më të hollë, ndërsa në pjesën e poshtme niveli i hollësisë prishet për shkak të elementeve hyrëse në ekran.

Ajo çfarë mund të gjeni në këtë LCD TV është:

  • Edge-lit LED backlighting
  • Ratë kontrasti e kotuar  4000:1
  • Përmbajtje të madhe të ngjyrave – 100% sRGB dhe 90% Adobe RGB
  • Dy porte hyrëse HDMI
  • Port lidhës VGA për kompjuter
  • Port RS-232 për instalime të veçanta

JVC e ka pozicionuar këtë produkt si një “LCD monitor për përdorim në teatro shtëpiak”, por e kemi paksa të vështirë të kuptojmë arsyen pse dikush to të ishte i interesuar për këtë panel, kur shembull konsumatorët në treg mund të gjejnë një Panasonic TC-P50V10 me madhësi 50 inç dhe me një çmim nën 2.000 dollarë.

Një goditje tjetër ndaj LT-32WX50 është gjithashtu përdorimi i tij për edge-lit LED backlighting, gjë që është një hap prapa në krahasim me teknologjitë e zbehta LED backlighting apo me ekranet plazma që përdoren në teatro shtëpiak.

Paraqitja e këtij produkti pritet të bëhet gjatë muajit nëntor dhe atë me një çmim prej 3.000 dollarësh, gjë që është një shumë mjaft e madhe parash për një LCD të madhësisë 32 inç, pa marrë parasysh performancat e tij.

LEXO EDHE:  Xiaomi shpjegon teknologjinë e re të kamerës transparente nën ekran

Lajmet e fundit>