Lajmet

Tweet7 thjeshton Twitter-in me një ndërfaqe të përshtatshme në iOS 7

Publikuar , 27 Tetor 2013
0
Tweet7 thjeshton Twitter-in me një ndërfaqe të përshtatshme në iOS 7

twitter7iOS: Keni aq shumë mundësi për të zgjedhur një klient të Twitter-it për iOS 7, sa që mund të mendonit se zhvilluesit nuk kanë më hapësirë për të shtuar ndonjë gjë tjetër.

Sidoqoftë, Tweet7 ka gjetur një lloj të ri, duke bërë një opsion mjaft të thjeshtë të dizajnuar për iOS 7. Aplikacioni ju ofron rrjedhën me cicërima nga personat të cilët i ndiqni dhe një buton për të shkruar një cicërimë.

Nëse dëshironi të keni qasje tek porositë, përmendjet ose profili, mund ta bëni këtë gjë me një tërheqje nga e djathta në të majtë të ekranit. Tweet7 e kthen ekranin në tri seksione, kështu që ajo që merrni varet nga vendi ku bëni tërheqjen e gishtit sipër ekranit.

Përveç kësaj, nuk duhet të prisni shumë. Nëse e dëshironi këtë opsion super të thjeshtë që duket sikur i përket iOS 7 vetvetiu, ju mund ta merrni atë për 3 dollarë. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Twitter lançon aplikacionin ku do të testojë funksionet eksperimentale

Lajmet e fundit>