Lajmet

Tweetz është një klient i thjeshtë, atraktiv dhe efikas desktopi për Twitter

Publikuar , 06 Prill 2014
0
Tweetz është një klient i thjeshtë, atraktiv dhe efikas desktopi për Twitter

ske98aaa8a0hfegpnjsxWindows: Me largimin e MetroTwit, ju mund të jeni në kërkim të një klienti të ri në desktop për Twitter. Tweetz është një opsion i mirë për t’u shqyrtuar nëse nuk keni nevojë për mjete të fuqishme, por dëshironi një ndërfaqe të thjeshtë dhe të pastër për Twitter.

Ju mund të shihni vetëm një kolonë gjatë një kohe, por janë disa butona në shiritin e mjeteve të cilët janë të pranishëm në kolona të ndryshme: kohështrirja e unifikuar, shtëpia, përmendjet, porositë, cicërimat e parapëlqyera, kërkimi dhe opsionet. Ju mund të përdorni një theme të errët ose të ndritur, ta keni një njoftim me zë kur merrni njoftime për mbërritjen e cicërimave të reja dhe të zgjidhni për paraqitjen e mediave brenda cicërimave (si videot, imazhet).

Butonat e fundit aktivizojnë panelin Compose, që iu mundëson të shkruani një porosi, të vendosni fotografi dhe të shkurtoni lidhje. Ai punon siç pritet, por nuk lexon përgjatë njerëzve që i ndiqni për të ju dhënë sugjerime që përfundojnë automatikisht kur shkruani @ ose #.

Përdoruesve të avancuar mund t’iu mungojnë disa elemente. Për shembull, nuk ka mbështetje për lista. Dhe ju nuk mund të ndalni ose të vendosni filtra për njerëz ose etiketa. Si dhe nuk ka ikonë në shiritin e aplikacioneve kur është duke u përdorur aplikacioni, kështu që e vetmja mënyrë për t’iu qasur atij është duke shtypur tastet Alt+Tab. Sidoqoftë, Tweetz është një klient i mirë për përdoruesit e rastit të Twitter-it, e posaçërisht, pasi është falas. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Twitter del në mbrojtje të grupeve fetare

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>